Ballina Aktualitet Video nga momenti i aksidentit të tmerrshëm në autostradën Tetovë–Shkup, ku humbën...

Video nga momenti i aksidentit të tmerrshëm në autostradën Tetovë–Shkup, ku humbën jetën tre persona, ndërsa një fëmijë përfundoi në spital

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Kamera e sigurisë ka kapur momentin e aksidentit në autostradën Tetovë–Shkup, ku humbën jetën tre persona. Në pamje shihet se si vetura, me një kthesë të papritur majtas, hyn në kahun e kundërt të lëvizjes dhe përplaset me autobusin.

Sot (31 korrik), në ora 15 e 45 minuta, në policinë e Tetovës, është raportuar se në autostradën Tetovë-Shkup në kryqëzimin “Verii”, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh “Opel Astra” me targa të Tetovës, i drejtuar nga një 59 vjeçar nga Tetova dhe një autobusi “Man” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një 62 vjeçar nga Tetova. Në aksident kanë humbur jetën shoferi dhe pasagjerët e moshës 55 vjeçare 71 vjeçare nga Tetova, ndërsa një pasagjer tjetër nga Tetova ka pësuar lëndime trupore dhe do të mbahet nën vëzhgim në Spitalin Klinik të Tetovës.