Ballina Kronika E dhimbshme, raportohet se i riu nga Malisheva vdiq në vendin e...

E dhimbshme, raportohet se i riu nga Malisheva vdiq në vendin e tij të punës në Slloveni

E dhimbshme, raportohet se i riu nga Malisheva vdiq në vendin e tij të punës në Slloveni
Raporto24 by Leni / Feb 25, 2026 at 2:19 AM
Latif Bytyqi nga fshati Shkozë i Malishevës raportohet se ka humbur jetën tragjikisht në vendin e tij të punës në Slloveni.

Lajmi për vdekjen e mërgimtarit nga kjo zonë është publikuar nga familjarët dhe nga  media lokale RTV Malisheva, e cila ka raportuar mbi rastin tragjik.

Sot me dhimbje të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të shokut tonë, Latif Bytyqi.
Latifi ishte djalë i urtë, punëtor dhe me zemër të madhe. Ai shkoi në Sllovenia me shpresën për një jetë më të mirë, me ëndrra e plane për të ardhmen, por fati deshi ndryshe. Humbja e tij është plagë e rëndë për familjen, shokët dhe për të gjithë ata që e njohën.
Do ta kujtojmë gjithmonë për buzëqeshjen, respektin dhe shoqërinë e sinqertë që na dha.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes.
Zoti e mëshiroftë me xhennet!