Autori i vrasjes së 48-vjeçarit Artur Cangu në Fushë Krujë, Eduart Afmataj, dha dëshminë e parë përpara grupit hetimor, ku rrëfeu dinamikën e ngjarjes.
Burime bëjnë me dije se Eduart Afmataj deklaroi se, fillimisht mes tyre ka pasur një konflikt verbal, ku më pas, sipas autorit Artur Cangu, e ka goditur me një kosë të vogël në krah.
Pas kësaj, Eduard Afmataj ka deklaruar se, ka marrë çiften dhe e ka qëlluar 48-vjeçarin duke e lënë të vdekur.
Menjëherë pas krimit të kryer, ky i fundit ka lajmëruar Policinë duke i treguar për krimin e kryer dhe më pas është larguar.
Afmataj u arrestua pa u mbushur 24 orë nga ngjarja në vendin e quajtur Bruz Mal në Malësi Krujë ndërsa ishte fshehur në këtë zonë të thellë.
Sipas burimeve, në momentin e arrestimit Afmataj nuk ka bërë rezistencë ndaj forcave të Policisë ndërsa arma e krimit ende nuk është gjetur.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 prill në fshatin Vijon, në zonën e Niklës në Fushë-Krujë./vizionplus.tv









![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)





