Ballina Kronika Arrestohet 26-vjeçari nga Kavadari: Dyshohet se masturboi para një të miture në...

Arrestohet 26-vjeçari nga Kavadari: Dyshohet se masturboi para një të miture në parking

Policia në Kavadar dje ka privuar nga liria një 26-vjeçar, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “kënaqje e epsheve seksuale” në vend publik.

Sipas informacioneve nga SPB Veles, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:35. Zyrtarë policorë nga NJPB Kavadar kanë arrestuar J.L. (26) nga Kavadari, duke vepruar pas një denoncimi të mëparshëm nga një bashkëqytetare e tij.

“Një 26-vjeçare nga Kavadari ka denoncuar se në një automjet, në hapësirën e një parkingu në Kavadar, personi është vetëkënaqur para vajzës së saj të mitur”, informojnë nga Sektori për Punë të Brendshme Veles.

I dyshuari menjëherë është ndaluar në stacion policor për procedurë të mëtejshme. Për rastin janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale në Kavadar.

Nga policia paralajmërojnë se, pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër autorit do të parashtrohet kallëzim përkatës penal.