Ballina Kronika Dy gra janë përleshur në një shtëpi në Çair, rasti përfundon me...

Dy gra janë përleshur në një shtëpi në Çair, rasti përfundon me dy denoncime në polici

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Një përleshje mes dy grave në një shtëpi në Çair ka përfunduar me dy denoncime të ndryshme në polici.

Sipas policisë, një grua 37-vjeçare ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga një grua 33-vjeçare, e cila gjatë incidentit e ka incizuar me telefon celular.

Më herët, edhe 33-vjeçarja kishte denoncuar se ishte sulmuar fizikisht.

Sipas versionit të saj, incidenti ka ndodhur rreth orës 18:45.

Policia njoftoi se pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.