Mes filozofisë dhe mbijetesës, ai deklaroi se po jeton një moment kritik ku çdo goditje mund t’i kushtojë shtrenjtë. Cllevio pranoi hapur se liria e tij është kufizuar maksimalisht për shkak të personave që duan ta eliminojnë.
“Jam futur në bunker. Duan të më vrasin, ndaj lëviz me makinë të blinduar”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se tensionet jashtë kamerave janë në kulmin e tyre.
Gjatë bisedës, Cllevio hodhi dritë mbi një konflikt të hapur, të cilin e quajti një “duel” ku palët kanë ngecur. Pa përmendur emra konkretë, ai la të kuptohet se kundërshtari i tij ndodhet në një presion social.
“Jemi të dy në një duel, ngecëm! Ai do të më falë, por ka hallin e turmës…”, duke treguar se si kodi i rrugës dhe presioni i ndjekësve po pengojnë një paqe të mundshme. Pavarësisht rrezikut real, Cllevio u shfaq i patrembur përballë vdekjes. Ai theksoi se misioni i tij është i lidhur me artin dhe se ka arritur një pikë ku emri i tij do të jetojë edhe pa praninë e tij fizike.
“Nuk e kam problem edhe nëse vdes! Muzika ime do të mbahet mend gjatë”, tha ai, duke e cilësuar krijimtarinë e tij si të pavdekshme.















