Në prani të ambasadorit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Michalis Rokas, zëvendëskryeministrit të parë Bekim Sali, ministrit të Pushtetit Lokal, Zllatko Perinski, ministrit për Transformim Digjital, Stefan Andonovski, si dhe përfaqësuesve të komunave dhe organizatave të ndryshme, në kuadër të Forumit Smart City u finalizua projekti “Zgjidhje Inovative Digjitale në Komunën e Tetovës”.
Projekti është mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian, në kuadër të programit “EU for Municipalities”.
Sipas kryetarit të Komunës së Tetovës, përmes këtij projekti Tetova pozicionohet ndër komunat lidere në procesin e transformimit digjital, duke mundësuar që shërbimet ndaj qytetarëve të jenë më transparente, më të qasshme dhe më të lehta për t’u realizuar.
Projekti ka kontribuar në modernizimin e proceseve komunale, rritjen e transparencës, përmirësimin e qasjes në shërbime publike dhe forcimin e kapaciteteve digjitale të administratës dhe qytetarëve.
Ky projekt vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një Tetove më moderne, më efikase dhe më të lidhur digjitalisht.















