Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →
Më datë 02.05.2026, në orën 12:00, një 38-vjeçar nga Republika e Kosovës ka denoncuar në SPB Tetovë se është mashtruar nga E.R., me banim në Tetovë.
Sipas denoncimit, në disa raste, përmes transfertave të shpejta të parave, ai i ka dërguar të denoncuarës mjete financiare në vlerë të përgjithshme prej 18.000 eurosh. Siç ka deklaruar denoncuesi, E.R. e kishte vënë në lajthitje duke i thënë se ishte shtatzënë me fëmijën e tij.
Pas kthimit të tij nga jashtë shtetit, ajo i ka kumtuar se fëmija nuk ishte i tij dhe më pas ka ndërprerë komunikimin me të.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.








![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)






