Ballina Kronika “O zot çfarë është bërë” – Momenti tronditës kur makina merr përpara...

“O zot çfarë është bërë” – Momenti tronditës kur makina merr përpara tre të miturit në Durrës, dy prej tyre u kaloi mbi trup! Shoferi del nga automjeti e më pas largohet

Pamjet e aksidentit të rëndë në zonën e ish Kënetës në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë dhe u plagos rëndë një tjetër, janë tronditëse.

Në video shihet momenti kur makina tip Benz, me shpejtësi të madhe, merr përpara të miturit, dy prej të cilëve u kalon mbi trup. Shoferi Nikoll Radaçi shihet teksa zbrit nga makina, afrohet dhe më pas largohet.

“O zot çfarë është bërë” dëgjohen të bërtitura.

Makina e drejtuar nga 57-vjeçari është ngjitur në trotuar ku ndodheshin 3 djemtë duke luajtur me top dhe ka marrë zvarrë dy prej tyre duke i lënë të vdekur në vend, ndërsa i treti ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Me shpejtësi janë afruar banorët që ndodheshin aty pranë ndërsa dëgjohen britma dhe të bërtitura nga pamjet e rënda.

Sipas raportimeve, 2 prej fëmijëve janë vëllezër, ku njëri ka ndërruar jetë në vend bashkë me kushëririn dhe tjetri ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë. Shoferi, i cili tashmë është vënë në pranga, njihet si problematik.

VIDEO: