Pas një sëmundjeje të gjatë, ndërroi jetë gazetarja Irena Radovanoviq
Pas një sëmundjeje të gjatë, në moshën 53-vjeçare, ndërroi jetë gazetarja e MIA-s, Irena Radovanoviq, një nga figurat e njohura të gazetarisë maqedonase, veçanërisht në fushën e politikës së brendshme.
Karrierën gazetareske e filloi në javore “Fokus” në vitin 1991, ku punoi deri në vitin 2001, pas çka vazhdoi në “Veçer” si gazetare në rubrikën e politikës së brendshme. Në vitin 2004 u bë pjesë e redaksisë së “Nova Makedonija”, ndërsa në vitet 2006 dhe 2007 punoi në gazetën ditore “Makedonija Denes” dhe në javore “Denes”. Ajo ka punuar edhe në javoret politike “Forum”, në gazetën “Dnevnik” dhe në Radio “Sllobodna Makedonija”.
Pjesë e ekipit të agjencisë së lajmeve MIA u bë në vitin 2014, si gazetare në redaksinë e politikës së brendshme dhe gazetare-analiste.

Me largimin e saj, MIA dhe gazetaria maqedonase humbën një profesioniste të përkushtuar, e cila do të mbahet mend gjatë.
“Iku Irena jonë. Luftuam një vit e gjysmë. Vështirë, me dhimbje, por edhe me shpresë. Të vogël, por shpresë. Në fund, u dorëzua. Ka vite, muaj dhe ditë që janë vërtet të rënda. Këto janë pikërisht të tilla”, shkroi në Facebook drejtori i MIA-s, Darko Janevski.
Varrimi do të bëhet nesër në varrezat e Radishanit, në orën 11:00, ndërsa ceremonia në kapelë do të mbahet në orën 10:30.















