Ballina Aktualitet Pres që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, LSDM-ja duhet të jetë...

Pres që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, LSDM-ja duhet të jetë e përgatitur – thotë Spasovski

Çdo parti politike, siç tha ai, duhet të jetë vazhdimisht e përgatitur për zgjedhje, pavarësisht nëse bëhet fjalë për zgjedhje të rregullta apo të parakohshme.

Sipas tij, udhëheqësia e partisë duhet të punojë edhe më shumë, si në aspektin organizativ, ashtu edhe në atë programor, në mënyrë që të paraqitet si strukturë e organizuar që do të jetë alternativë ndaj pushtetit.

Deputeti i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) dhe ish-ministër i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, deklaroi se pret mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend dhe se LSDM-ja duhet të përgatitet me kohë për të gjitha ciklet e mundshme zgjedhore.

Në një paraqitje në emisionin e 4 TV, ai theksoi se, sipas mendimit të tij, zgjedhjet e parakohshme janë të pritshme dhe se këtë e ka paralajmëruar edhe më parë.

“Është fakt se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Këtë e kam paralajmëruar edhe më herët, disa herë”, tha ai.

Çdo parti politike, siç tha Spasovski, duhet të jetë gjithmonë e përgatitur për zgjedhje, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për zgjedhje të rregullta apo të parakohshme.

“Partia duhet të jetë gjithmonë e përgatitur për çfarëdo zgjedhjesh që do të kemi”, tha Spasovski.

Sipas tij, udhëheqësia e LSDM-së duhet të punojë më intensivisht në forcimin organizativ dhe programor të partisë, me qëllim që ajo të jetë një alternativë serioze politike ndaj pushtetit aktual.

“Udhëheqësia e partisë duhet të punojë edhe më shumë, si në aspektin organizativ, ashtu edhe në atë programor, që të paraqitet si strukturë e organizuar që do të jetë alternativë ndaj pushtetit”, tha deputeti.

LSDM-ja, siç theksoi ai, duhet ta forcojë sërish kapacitetin e saj koalicionues dhe të mbetet e hapur për bashkëpunim me të gjitha forcat politike progresive në shtet.

Në të kaluarën, ajo është njohur si parti politike me potencialin më të madh koalicionues, ndërsa shtoi se ky rol duhet të rivendoset sërish.

Pa një analizë më të detajuar të arsyeve për rënien e besimit te qytetarët, sipas tij, LSDM-ja nuk do të mund të ofrojë përgjigje të qartë për rikthimin e këtij besimi.

Sipas Spasovskit, nevojitet një rishqyrtim serioz i periudhës së kaluar dhe i gabimeve të bëra brenda partisë, nëse LSDM-ja dëshiron ta forcojë sërish mbështetjen.

Retrospektiva e qeverisjes shtatëvjeçare, siç tha ai, tregon se kanë ekzistuar një sërë dobësish të brendshme, nga politikat kadrovike deri te premtimet kyçe të papërmbushura që lidhen me drejtësinë.