Ballina Kronika Shkupjani arrestohet në Tetovë: Për një periudhë të gjatë e kishte ndjekur...

Shkupjani arrestohet në Tetovë: Për një periudhë të gjatë e kishte ndjekur ish-partneren, e kërcënoi edhe në vendin e punës

Një 30-vjeçar nga Shkupi është arrestuar dje në Tetovë, pasi ishte denoncuar nga ish-partnerja e tij 33-vjeçare se për një periudhë të gjatë e kishte ndjekur, ndërsa mëngjesin e asaj dite e kishte kërcënuar edhe në vendin e punës.

“Më 07.05.2026, në orën 14:45, në rrugën ‘Marshal Tito’ në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria S.K. (30) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm nga ish-partnerja e tij 33-vjeçare, se për një periudhë të gjatë e kishte ndjekur, ndërsa rreth orës 08:00, në vendin e saj të punës, i kishte drejtuar kërcënime asaj dhe familjes së saj”, njofton MPB.

Personi është ndaluar në stacion policor për procedurë të mëtejshme dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzimi përkatës.