Ballina Lajme SI NË FILMA/Sherr dhe rrahje në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, krisma...

SI NË FILMA/Sherr dhe rrahje në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, krisma në Strimnicë, të shtrirë në spital, të arrestuar… të gjitha detajet për ngjarjen e rëndë!

Më 05.05.2026, në ora 18:45, në SPB Tetovë, V.S. (31) nga fshati Strimnicë ka denoncuar se rreth orës 12:00, në rrugën rajonale Tetovë–Jazhincë, për shkak të një keqkuptimi paraprak në rrjetet sociale, është sulmuar fizikisht nga A.Sh. (25) nga Tetova, J.A. dhe një i mitur, po ashtu nga Tetova.

Lëndimet e V.S. janë konstatuar në Qendrën Klinike të Tetovës.

Sipas njoftimit, rreth orës 14:30, A.Sh. dhe i mituri janë paraqitur vetë në stacionin policor. Pas bisedës zyrtare, të zhvilluar në prani të prindit dhe avokatit, i mituri është liruar, ndërsa A.Sh. është ndaluar.

Rasti ka marrë përmasa më serioze më vonë gjatë mbrëmjes. Në ora 20:25, bashkëshortja e V.S. ka denoncuar se në oborrin e shtëpisë së tyre në Strimnicë, dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me motoçikletë, kanë shtënë me armë zjarri.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.