Ballina Kultura Tetova dhe Gjilani bashkojnë forcat për kulturën dhe dijen, bibliotekat nënshkruajnë marrëveshje...

Tetova dhe Gjilani bashkojnë forcat për kulturën dhe dijen, bibliotekat nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Një delegacion i Institucionit Nacional Biblioteka “Koço Racin” – Tetovë, i udhëhequr nga drejtori Binas Pajaziti, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Gjilan, ku është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli”. Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit kulturor dhe profesional ndërmjet dy institucioneve bibliotekare, me synim shkëmbimin e përvojave, promovimin e librit dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në shërbim të lexuesve dhe kulturës.

 

Statusi i plotë:

Një urë e re bashkëpunimi mes Tetovës dhe Gjilanit
Në frymën e forcimit të lidhjeve kulturore dhe profesionale, Institucioni Nacional Biblioteka “Koço Racin” – Tetovë dhe Biblioteka e Qytetit “Fan S. Noli” – Gjilan nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi, duke hedhur themelet e një partneriteti të qëndrueshëm në shërbim të dijes, kulturës dhe lexuesve.
Kjo marrëveshje synon zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta bibliotekare, kulturore dhe shkencore, shkëmbimin e materialeve dhe përvojave profesionale, promovimin e letërsisë dhe autorëve, si dhe avancimin e resurseve digjitale dhe projekteve të përbashkëta në të ardhmen.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje dëshmon përkushtimin e të dy institucioneve për të ndërtuar ura bashkëpunimi, për të promovuar vlerat e përbashkëta kulturore dhe për të krijuar mundësi të reja për zhvillimin e bibliotekarisë në rajon.
Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Institucionit Nacional Biblioteka “Koço Racin” – Tetovë, z. Binas Pajaziti, dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Bibliotekës së Qytetit “Fan S. Noli” – Gjilan, z. Qazim Azizi.
Gjilan, 22 maj 2026