“Një paradoks tek ish-figurat e UÇK si Bardhyl Mahmuti e Ali Ahmeti, ata gjejnë lugetër e konspiracione në çdokë, në çdo grup që kundërshton Ramën, ama nuk shofin lidhjet e faktografuara me strukturat serbe të sigurisë dhe ato të krimit në veri, tek ata që përkrahin Edi Ramën!
Pra, ata janë në gjendje të kalojnë në halucinacione për të bërë lidhje konspirative për kundërshtarët e Ramës, por nuk shofin faktet e prekshme, publikisht të njohura, madje-madje të kundërshtuara as nga vetë ata qé u dolën kéto lidhje me strukturat serbe të sigurisë dhe me krimin e organizuar në veri të Kosovës nga koha kur ktë pjesë e kontrollonin strukturat e Vuçiq!
Dhe çka është më e rrezikshme, njerëz si Mahmuti e Ahmeti e kanë kthyer UÇK-në si një mburojë për korrupsion, por e kryqëzojnë cilindo ish-pjestar të UÇK që del kundër politikës së korruptuar shqiptare, kudo!”
*Status facebook’u i z.Avni Zogiani publicist nga Prishtina















