Ballina Kronika Shoferi vdes pasi shtypet nga autobusi i tij, teksa përpiqej ta riparonte...

Shoferi vdes pasi shtypet nga autobusi i tij, teksa përpiqej ta riparonte (PAMJE TË RËNDA)

Në Minsk të Bjellorusisë, një shofer 60-vjeçar humbi jetën pasi u shtyp nga autobusi i tij.

Burri kishte zbritur nga automjeti për të kontrolluar një defekt mekanik, por, sipas informacioneve paraprake, kishte harruar ta fikte motorin dhe të aktivizonte frenën e dorës.

Kur vuri re se automjeti i rëndë kishte nisur papritur të lëvizte, ai doli përpara tij në përpjekje për ta ndaluar. Autobusi e përplasi dhe e shtypi, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.