Ballina Kronika Konflikti që përfundoi në tragjedi, Vizion Plus siguron fotot e dy viktimave

Konflikti që përfundoi në tragjedi, Vizion Plus siguron fotot e dy viktimave

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Vizion Plus ka siguruar fotot e dy viktimave, Nazmi dhe Selami Islami. Ata dyshohet se u qëlluan nga autori Ngushëllim Manzi, 40 vjeç .

Nga sherri që dyshohet se lindi për një avlli, Manzi qëlloi me armë, ku si pasojë humbën jetën Selami Islami dhe Nazmi  Islami, ndërsa u plagos Shefqet Islami, vëllai tjetër i viktimave.

 Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se tre vëllezërit jetonin në shtëpi më vete, por që ishin ngjitur me njëra-tjetrën.

Sot kishte ardhur dhe një betoniere, pasi vëllezërit po punonin për ndërtimin e një avllije. Kjo, referuar edhe dëshmive të komshinjve, mendohet të ketë qenë shkaku i konfliktit, që përfundoi me dy viktima dhe një person të plagosur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Petrela”, në Bathore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 shkuan menjëherë në vendngjarje.

Nga veprimet e para rezultoi se, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasit N. M. dhe tre vëllezërve, S. I., N. I. dhe Sh. I., konflikti u përshkallëzua në përdorimin e armës së zjarrit. Si pasojë, shtetasi S. I., rreth 30 vjeç, humbi jetën, ndërsa shtetasit N. I., 48 vjeç, dhe Sh. I., rreth 44 vjeç, u plagosën dhe u transportuan për në spital, ku 48-vjeçari humbi jetën, ndërsa 44-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi N. M., rreth 40 vjeç, punonjës i Policisë Ushtarake.

Gjithashtu, u sekuestrua arma e zjarrit (pistoletë), e dyshuar e përdorur për krimin.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj.