Ballina Aktualitet Dhuna në Shqipëri, Topi: Rama e sponsorizoi sot duke premtuar 2500 euro...

Dhuna në Shqipëri, Topi: Rama e sponsorizoi sot duke premtuar 2500 euro për policët

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryeministrin Sali Berisha si përgjegjësit kryesorë për kapjen e shtetit nga pushteti.

Duke komentuar situatën kaotike që po kalon vendi në studion e “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, të Ylli Rakipit, Topi tha se ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 shkatërruan rendin kushtetues në vend, duke përqendruar pushtetin në duart e një njeriu.

Sa i përket dhunës gjatë protestës, Topi tha se përgjegjësia për parandalimin e akteve vandale bie mbi institucionet shtetërore.

Pjesë nga biseda:

Rakipi: Ju po thoni se për 18 vite rresht Shqipëria ka qenë në duart e Berishës dhe Ramës?

Topi: Absolutisht. Njerëzit nuk e kanë kuptuar, madje nuk e kanë besuar. Këtu kanë ndryshuar themelet e shtetit. Diagnoza është e qartë: kemi një njeri që kontrollon gjithçka. Sot, me dhimbje, kam dëgjuar që kryeministri i Shqipërisë ka sponsorizuar dhunën, duke thënë se ka 2500 euro shpërblim për policët e vijës së parë.

Rakipi: E thotë këtë sepse kemi edhe dhunë…

Topi: Edhe një herë, ai është përgjegjës. Kemi pasur një protestë për më shumë se 130 ditë, ku kemi parë se si njerëzit protestonin dhe kërkonin të drejtat e tyre.

Rakipi: Ju keni qenë kryetar shteti kur shqiptarët protestonin dhe në bulevard vriteshin njerëz. Kjo është urrejtje dhe neveri ndaj gjithë klasës politike shqiptare. Ata duan rrëzimin e të gjithëve?

Topi: Duke qenë në ato funksione, e kam ditur se mund të ketë përzierje të njerëzve të dhunshëm në protestë.

Rakipi: Ajo ishte një protestë 136-ditore dhe ishte e jashtëzakonshme. Ata kërkonin rrëzimin e gjithë establishmentit.

Topi: Më ke thirrur si ish-kryetar shteti. Nëse ka pasur infiltrime të vandalëve në protestë, është përgjegjësi e shtetit, e SHISH-it dhe e policisë kriminale, e cila duhet të parandalojë hyrjen e këtyre elementeve.