Ballina Kronika U gjet i pajetë te Lana, 72-vjeçari ish-futbollist i Librazhdit dhe mësues...

U gjet i pajetë te Lana, 72-vjeçari ish-futbollist i Librazhdit dhe mësues i Edukimit Fizik

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Ilirjan Lavdari, ish-futbollist i Sopoti Librazhd dhe kapiten i kësaj skuadre për 12 sezone, është gjetur pa shenja jete mesditën e djeshme në lumin Lanë, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, 72-vjeçari, banues në Tiranë, u gjet i pajetë rreth orës 12:56. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se ai ka qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes dhe është futur i zhveshur në lumë për t’u larë por rethanat e plota mbeten ende për t’u sqaruar nga autoritetet.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka sjellë pikëllim të thellë në qytetin e Librazhdit, ku Lavdari kujtohet për kontributin e tij të gjatë në futboll. Ai i kushtoi rreth 20 vite karrierës sportive, ndërsa për 12 sezone mbajti shiritin e kapitenit të Sopoti Librazhd, duke qenë një nga figurat e rëndësishme të ekipit.

Përveç karrierës si futbollist, Lavdari punoi prej vitesh edhe si mësues i edukimit fizik, duke kontribuar në edukimin sportiv të brezave të rinj.

Ata që e njihnin thonë se Lavdari nuk ishte i pastrehë dhe as pijanec ashtu siç ka njoftuar policia, duke arsyetuar shkakun e vdekjes së tij.