Një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një qytetari në Skenderaj.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, pas raportimit të rastit dhe në konsultim me prokurorin, policia ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe është intervistuar nga organet kompetente.
Me vendim të prokurorit, ai është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.
“Skenderaj 18.10.2026-10:20. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte shtënë me armë në drejtim të qenit të ankuesit mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të Policisë.















