Ballina Lajme Macron apel për qetësi pas trazirave në Francë: Ata që kërkuan të...

Macron apel për qetësi pas trazirave në Francë: Ata që kërkuan të rrëzonin Republikën, do të mbahen përgjegjës

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje për qetësdhe rend pasi protestat u shndërruan në plaçkitje dhe trazira në qytetet kryesore të shtunën dhe vijuan ehde të dielën, duke thelluar krizën politike të vendit.

Në një fjalim kombëtar nga Pallati Élysée, ai i paralajmëroi ata që kishin marrë pjesë të mos “përshkallëzonin situatën”.

“Të gjithë ndiejmë zemërim dhe turp. Ata që plaçkitën do të duhet të paguajnë për dëmin, dhe ata që kërkuan të rrëzonin Republikën do të mbahen përgjegjës”, tha presidenti francez.

Rreth 550,000 protestues dolën në rrugë për protesta kryesisht paqësore kundër rritjes së çmimeve të karburantit, kostos së jetesës dhe përkeqësimit të shërbimeve publike, përfshirë shkollat.

Macron tha se duhet bërë një dallim midis “kërkesave legjitime” të protestuesve dhe “atyre që shkatërruan dhe plaçkitën”.

Policia ka arrestuar rreth 2,400 persona. Ministria e Brendshme e Francës tha se rreth 1,000 oficerë policie u plagosën të shtunën, shtatë prej tyre rëndë.

Presidenti francez tha se “asgjë nuk e justifikon” dhunën “e pakontrolluar” të parë dhe tha se ata që janë të përfshirë do të përballen me drejtësinë.

Grupe protestuesish, disa të veshur me të zeza dhe me maska dolën gjithashtu në Paris, Marsejë dhe qytete të tjera, me disa që u vunë flakën makinave dhe ndërtesave.

Të dielën, plaçkitjet dhe përleshjet me policinë vazhduan në një shkallë më të vogël në disa pjesë të kryeqytetit dhe të Lionit.

Qindra njerëz në Paris u qëlluan me gaz lotsjellës dhe granata zhurmuese, ndërsa ndaj policisë u hodhën përsëri shishe dhe gurë.

E diela pa qytete në të gjithë vendin të përballeshin me ndikimin e asaj që u zhvillua në një nga periudhat më të këqija të çrregullimit në historinë moderne franceze.

Në Limoges, bashkia e zbukuruar e shekullit të 19-të u dogj plotësisht nga një zjarr i ndezur nga protestuesit të shtunën, kulla e orës dhe çatia e saj u shembën dhe flakët morën përsipër të gjithë vendin.

Plaçkitje ndodhën në të gjithë qytetet e Parisit, Marsejës dhe Lilës, si dhe në zona të tjera.

Macron tha se prefektët dhe kryetarët e bashkive lokale do të hartojnë masa për të mbrojtur dyqanet dhe ndërtesat qytetare.

Presidenti tha gjithashtu se do të ketë “transparencë të plotë” mbi reagimin e policisë ndaj demonstratave.

Gaz lotsjellës dhe topa uji u përdorën kundër turmave gjatë fundjavës dhe policia e trazirave u pa duke goditur njerëzit me shkopinj gome në disa vende.

Protestat e studentëve, të cilat filluan muajin e kaluar, u përshkallëzuan ndjeshëm të shtunën, pasi atyre iu bashkuan anëtarë të sindikatave dhe grupe të tjera antiqeveritare.