Sot (06.06.2021), në ora 3 e 49 e mëngjesit, pas deno*ncimit paraprak dhe me urdhër të gj y k a t ë s, pjesëtarët e SPB-Shkup – NJPB në Qendër dhe Bita Pazar, kanë kryer b a s t i s j e në shtëpinë ku banon personi me inicialet B.M, 24 vjeç, nga Shkupi.
Gjatë bastisjes, përveç 24 vjeçarit, aty u gjetën edhe 13 persona të tjerë (10 persona ishin të m i t u r të moshës 16-17 vjeç) dhe u konstatua se nuk respektoheshin masat për mbrojtje dhe ndalim të përhapjes së Kovid-19.
Personat u shoqëruan në stacionin policor dhe pas dokumentimit dhe zbardhjes së rastit, kundër tyre do të ngriten kallëzime adekuate, njofotn MPB, transmeton Tetova News.
Me prishjen e këmbanës së Kishës në Konjeviq Polje përfundoi faza e fundit e shembjes së saj, e cila realizoi gj y k i m i n e Gjyka*tës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Kisha në oborrin privat të Fate Orloviq ka qenë objekt i mosmarr*ëveshjes për shumë vite dhe pas një bet*eje të gjatë ligjore, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut lëshoi një vendim më 1 tetor 2019, duke urdhëruar Bosnjën dhe Hercegovinën të hiqte kishën nga prona private.
Përkundër faktit se prishja e kishës u shty nga viti në vit, Orloviq dhe familja e saj morën më në fund drejtësinë.
Në mëngjes, mekanizimi hyri në oborr dhe shembi ndërtesën e diskutueshme, raporton klix.ba.
Le të kujtojmë, Kisha Ortodokse Serbe e ndërtoi kishën në pronën e Orloviqit, e cila është detyruar ta linte shtëpinë së bashku me shtatë fëmijët dhe bashkëshortin e saj, Shaçir, i cili u ekzek*utua gjatë gjen*ocidit serb në Bosnje nga 1992 në 1995.
Ekuilibri në një këmbë përmirëson qëndrimin dhe koordinimin e trupit, kurse studimet tregojnë që kjo mund të jetë edhe parashikues i jetëgjatësisë së juaj. Dr Michael Mosley ka treguar se qëndrimi në një këmbë me një sy mbyllur mund të tregojë edhe sa gjatë do të mund të jetoni
Shqisa e ekuilibrit fillon të përkeqësohet derisa plakemi dhe kjo mund të shkaktojë humbje të vetëbesimit për disa arsye. Një përkulje e thjesht mund të ndikojë në shëndetin e juaj, për shembull. Studimet thonë se po ashtu ekuilibri mund të tregojë jetëgjatësinë e juaj.
Dr Michael Mosley ka cituar një studim në emisionin e tij në BBC, “Just One Thing With Michael Mosley” që ka zbuluar se kjo ka një “lidhje të pastër” te njerëzit mbi 50 vjet, tek të cilët jetëgjatësia varët nga sa sekonda qëndrojnë në një këmbë me sy mbyllur do ta zbulojnë se a do të jetojnë 13 vitet e ardhshme.
Qendra për Hulumtime Mjekësore në Britani ka testuar 5000 njerëz që kanë lindur më 1946 gjatë gjithë jetës së tyre. Në moshën 53 vjeçare ata u vizituan në shtëpitë e tyre nga teknikë medicional të specializuar për këtë punë.
Në qëndrimin në një këmbë me sy mbyllur, nëse burrat dhe gratë ishin në gjendje ta mbanin pozitën e tyre më pak se dy sekonda, më shumë gjasë do të vdisnin para moshës 66 vjeçare për dallim nga ata të cilët qëndronin më shumë se 10 sekonda. Ata që nuk ishin në gjendje që ta bënin testin më shumë gjasë do të vdisnin brenda 13 viteve të ardhshme.
“Shumica e këtyre studime janë bërë tek njerëzit e moshuar por ne kemi bërë teste edhe tek grupe të reja, ku nuk pritet të këtë ndonjë sëmundje, ne tani po i bëjmë matjet se a janë të lidhura këto më moshën apo me procesin e ndonjë sëmundjeje”, tha Rachel Cooper nga Këshilli për Hulumtime Mjekësore, transmeton GazetaExpress.
Për të bërë edhe më shumë shpjegime në lidhje me këtë studim, Mosley ka folur edhe me profesoreshën Dawn Skelton nga Universiteti i Galsgow Caledonian. Një shpjegim është që njerëzit janë të prirë që të rrëzohen, duke pasur lëndime serioze, thotë Dr Skelton.
Një shpjegim më i mundshëm është se ata mund të kenë një sëmundje serioze në trup. Sipas Dr. Skelton, kjo mund të jetë një shenjë që truri nuk po arrin të komunikojë më tërë trupin. Ekziston edhe një shpjegim që përmirësimi i ekuilibrit tuaj mund të përmirësojë jetëgjatësinë tuaj dhe shëndetin në përgjithësi.
“Nëse e përmirësoni ekuilibrin e juaj, kjo bën dallimin e madh pasi që nuk do të pësoni ndonjë frakturë në ashtin e legenit”, thotë ajo. Për më shumë, sipas disa studimeve përmirësimi i ekuilibrit ndihmon dhe ngadalëson mundësinë që të sëmuremi me sëmundjen e domencës, thotë Dr Skelton.
Domenca është një simptomë (një grup simptomash të lidhura) që shoqërohet me një rënie të vazhdueshme të funksioneve të trurit.
Si mund ta vlerësojnë ekuilibrin tonë? Së pari duhet të praktikoni si të rrini në një këmbë, këshillon Dr Mosley. “Qëndrimi në një këmbë me sy mbyllur është më i vështirë”, thekson ai. “Nëse rrini më shumë se 10 sekonde po ia dilni mirë”.
Ju mund të përmirësoni ekuilibrin duke bërë edhe ushtrime të ndryshme. “Mos u shqetësoni nëse nuk keni bërë shumë ushtrime për një kohë të gjatë, këto ushtrime të ekuilibrit janë të lehta”, thonë nga Qendra për Shëndetësi në Britani.
Këto ushtrime mund t’i bëni dy herë në javë duke i kombinuar me rutinat e tjera ditore:
40 vjet më parë, më 4 qershor 1981, Nënë Tereza do të vizitonte Shtëpinë e Bardhë ku u prit nga presidenti R. Regan dhe bashkëshortja e tij, Nancy Regan. Pas takimit, presidenti do t’u thoshte gazetarëve se nuk ka si të mos ndiheshe mirë në prani të asaj gruaje, sepse bota të duket një vend më i bukur pranë saj.
40 years ago today, Mother Theresa visited the White House.
Following the meeting, President Reagan told reporters: – “You can’t be in the presence of someone like her without feeling better about the world”./Sebastian Zonja
Shqiptarja–amerikane, Eva Millona është emëruar Ndihmës Sekretare në Departamentin e Sigurisë së Brendshme në SHBA.
Millona, ka studiuar drejtësi ne Universitetin e Tiranës në vitet 1980, dhe ky është posti më i lartë që një shqiptare merr ndonjëherë në administratën amerikane, aktualisht në administratën e Biden.
Por kush është Eva Millona?
Millona ka praktikuar të drejtën civile dhe penale para se të bëhej gjyqtarja më e re e rrethit e emëruar ndonjëherë në Gjykatën e Rrethit të Tiranës, ku shërbeu nga vitet 1989 në 1992. Pasi emigroi në SHBA, ajo drejtoi programin e rivendosjes së refugjatëve në Massachusetts Qendror, dhe me pas ne 1999 u bashkua me MIRA (Massachusetts Immigrant and Refugee Advocacy Coalition), duke shërbyer fillimisht si Drejtore e Politikave dhe Avokatisë dhe më pas si Zëvendës Drejtore.
Ajo u bë Drejtore Ekzekutive në vitin 2008, dhe sot njihet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar si një eksperte dhe udhëheqëse në politikën e imigracionit dhe integrimin e imigrantëve dhe refugjatëve.
Ajo ka marrë çmime të shumta për avokatinë dhe udhëheqjen e saj, përfshirë çmimin prestigjioz 2009 Outstanding American by Choice nga Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA dhe Çmimin e Drejtësisë Sociale të Bankës Wainwright 2010.
Aeroplani i llojit Boing 737-800, me kapacitet prej 189 ulëseve, pasdite në orën 16.50 mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup me çfarë edhe zyrtarisht është vendosur linja e re e rregullt e drejtpërdrejtë Moskë – Shkup në të cilën qarkullon kompania ajrore ruse “Nordvind erlajns”.
Fluturimi zgjati 3 orë e 25 minuta. Tani për tani linja e drejtpërdrejtë do të jetë një herë në javë, të premten, por “Nordvind” planifikon dy fluturime shtesë në javë, gjegjësisht aeroplanët Moskë-Shkup të fluturojnë tre herë në javë.
“Kjo është linja e parë ajrore dhe lidhja e drejtpërdrejtë midis kryeqyteteve të Maqedonisë së Veriut dhe Rusisë pas 20 viteve. Duke filluar nga sot “Nordvind”, do të fluturojë një herë në javë, çdo të premte nga Aeroporti Ndërkombëtar “Sheremjetvo” në Moskë deri te Aeroporti Ndërkombëtar në Shkup. Kjo linjë ajrore i ripërtërin mundësitë për përparim të bashkëpunimit në ekonomi, investime, turizëm dhe lidhje kulturore midis të dyja vendeve”, deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski pas aterrimit të aeroplanit.
Ai, siç tha, është i bindur se linja e drejtpërdrejtë Moskë – Shkup do të hjapë perspektiva të reja midis të dyja vendeve.
“Qeveria në mënyrë të vazhdueshme krijon kushte për hyrje të kompanive të reja ajrore të cilat do të mundësojnë rrjet më të madh të linjave ajrore në më shumë destinacione për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, nënvizoi Boçvarski dhe paralajmlroi se shumë shpejt edhe kompania ajrore “Vizer” sërish do të fillojë me operim në destinacione të cilat ishin ndërprerë për shkak të pandemisë”, tha Boçvarski.
Sipas tij, janë paralajmëruar fluturimet deri në Barcelonë, Maltë, Larnakë, Paris, Oslo, Milano, Trevizë dhe Romë
Hapjen e linjës së re ajrore e përshëndeti edhe drejtori i TAV Maqedoni, Metin Batak.
“Jemi shumë të lumtur që “Nordvind” vendosi të fillojë me fluturime në relacioni Moskë – Shkup, duke e hapur lidhjen e parë ajrore midis Republikë së Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Ruse pas 20 viteve pauzë. Fuqimisht besojnë se kjo linjë ajrore deri tani e pa shërbyer ka potencial të madh dhe se do të jetë me dobi të madhe për biznes udhëtarët dhe për turistët”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Metin Barak pas aterrimit të të aeroplanit në aeroportin e Shkupit.
Sipas tij, linja e re ajrore Shkup – Moskë është lidhja e parë ajrore me Evropën Lindore.
Përfaqësuesi i “Nordvind” Gleb Bogdanovi përmendi se ka interes të madh për linjën e re të drejtpërdrejtë Shkup – Moskë, ndërsa plotësisht atraktiv e bën këtë fluturim, siç tha, ajo që në vend nuk nevojiten viza për qytetarët rusë.
Në hapjen e linjës së re ajrore mori pjesë edhe ambasadori rus në vend Sergej Bazdnikini.
Është ndarë nga jeta njëri nga artistët dhe aktivistët më të dalluar të Gostivarit.
Gjatë jetës, ka punuar për disa vite në komunë, ndërsa qytetarët e mbajnë mend edhe për punën e tij në mediat e qytetit të Gostivarit si një prezantues shumë i suksesshëm. Ishte viti 2016 që Jetoni tregoi një anë tjetër të talentit të tij, fotografinë. Fotoaparati e nxorri në sipërfaqe si një talent të lindur duke lënë gjurmë me fotografitë e tij që kaluan kufijtë e trojeve shqiptare dhe duke u vlerësuar nga revista prestigjioze ku shpesh pushtoi vendet e para.
Vitet e fundit të jetës i ka kaluar në Gjermani ku vajti për një jetë më të mirë, dhe gjatë kësaj kohe, është marrë profesionalisht me fotografinë. Asnjëherrë nuk e harroi vendin e origjinës ndërsa një kontribut të jashtëzakonshëm kadh dhënë edhe për procesin e regjistrimit të shqiptarëve në diasporë. Ai ka lënë pas dy fëmijë, bashkëshorten dhe nënën e tij.
Jeton Aliji rrjedh nga një familje bujare e Malësisë së Gostivarit.
Shkollën fillore e ndoqi në vendlindje, në fshatin Sërmnovë për të vijar shkollën e mesme në Gostivar dhe për të përmbyllur studimet në UEJL-Tetovë.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kumtoi kryetari i Gostivarit, Arben Taravari.
“Jemi të trishtuar të ndajmë me ju lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Jeton Alijit.
Prej disa vitesh ky gostivaras i mirë jetonte në Gjermani…dhe lajmet e rënda prej andej të thyejnë zemrën fort…
Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e tij duke u lutur që Zoti t’ua lehtësojë dhimbjen!”, ka shkruar Taravari.
Më datë 25 Maj 2021, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi materialin audio të qytetarit Ardit Klima që u dhunua nga mjekët brenda ambienteve të Spitalit të Fierit.
Kolegët e mjekëve që ushtruan dhunë ndaj qytetarit, protestuan duke e quajtur materialin të manipuluar, edhe pse gjithçka që u transmetua ishte realiteti siç kishte ndodhur.
Pas denoncimit të këtij rasti, qytetarë të shumtë në Fier u ankuan pranë emisionit Stop se disa mjekë në atë spital ju marrin ryshfet për kontrollet mjekësore.
Stafi i Stop shkoi sërish në Fier. Përmes kamerës së fshehtë, u arrit të provohej se si marrin para mjekët për vizitat apo konsultat mjekësore. Psikiatri Agim Sula është filmuar duke i marrë një qytetareje 10 mijë Lekë, pasi ajo kërkoi konsultë për dhimbjet e kokës.
Qytetarja – Doktor si kaluat?
Doktori – Mirë!
Qytetarja – Tani unë kam dhimbje koke, po përveç dhimbjes së kokës…
Doktori – Po mërzitjen?
Qytetarja – Oh sa të dush, po natën…
Doktori – Me ushqimin? Me oreks? Pa oreks?
Qytetarja – Jo me ushqimin, s’është, se jam keq. Ha, nuk është, se vuaj nga kjo, po mërzitem.
Doktori – Po dhimbje e kokës, të vjen dhe për të vjellë?
Qytetarja – Po kur fillon e agravon…
Doktori – Po dhimbje trupore?
Qytetarja – Dhimbje trupore jo. Thjesht, kur fillon dhimbja e kokës, që bëhet më e fortë, më vjen për të vjellë.
Doktori – Sa orë gjumë fle?
Qytetarja – Shumë pak!
Doktori – Tashti, ky do jetë mjekimi!
Qytetarja – Po!
Doktori – Për dhjetë ditë, pastaj do marrësh rekomandim, që do vish. Kur të marrësh ilaçet, kujdes, se edhe karrocierë kanë hapur farmaci! Merri në një farmaci, ku ti je e sigurtë, që të shkruhet kjo, ky medikament, kto medikamente dhe kjo dozë.
Qytetarja – Në rregull! Të lutem, sa ju detyrohem?
Doktori – Po dhjetë mijë lekë jep!
Qytetarja – Të jap të vogla, të më falësh! ( i jep dhjetë mijë lekë doktorit)
Doktori – Merri aty edhe…!
Qytetarja – Shumë faleminderit!
Doktori – Merr një ujë, një gjë dhe pi që tani!
Qytetarja – Ok! T’i filloj që tani? Shumë faleminderit! Faleminderit!
Infermierja – Mirupafshim!
Qytetarja – Punë të mbarë!
Një tjetër rast është denoncimi i qytetarit Dashnor Saliaj, i cili kishte çuar vajzën për një operacion në vesh pas një infeksioni. Ai thotë se mjeku ORL, Eduart Shyti, i kërkoi 50 mijë Lekë të vjetra dhe ditën e ndërhyrjes mori 30 mijë Lekë kurse pjesën tjetër kur pacientja hoqi penjtë.
Dashnor Saliaj: Në datë 15 Prill kam sjellë vajzën për vizitë. Ka qenë ditë e shtunë. E pa doktori dhe më tha që ka nevojë për ndërhyrje, do vish të hënën, data 17. E solla të hënën dhe më ta që puna bën 50 mijë Lekë të vjetra. Unë 50 mijë Lekë i kisha të tëra. I thashë do të jap 20 mijë dhe 30 t’i jap më pas që të blej ilaçet e vajzës. Më tha më jep një 10, 30 të tjerat pasnesër kur të mjekosh veshin te infermierja. I thashë, unë infermieren nuk e njoh, të njoh ty. Kur të vij të heq penjtë, do të t’i jap. Më tha 50 mijë Lekë, mua m’u dukën shumë se unë jam i papunë. Të marrësh për një fëmijë 50 mijë Lekë të vjetra, mua më duket kriminale. Ishte tarifa e doktorit.
Mjeku: Si ka qenë? Si ka ecur?
Denoncuesi: Mirë! Mirë ka ecur, shumë mirë deri tani.
Në selinë Qendrore të Lëvizjes BESA në Shkup, Kryetari Bilall Kasami dhe sekretari gjeneral Arjanit Hoxha, pritën në takim Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev njëherit edhe kreun e Lidhjes Social Demokrate dhe nënkryetarin e saj Venko Filipçe.
Në këtë takim, si një partnerë të koalicionit qeverisës që udhëhiqet nga LSDM, u diskutua për situatën aktuale politike në vend dhe për shumë çështje të tjera.
Temë e takimit të sotëm ishin edhe zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor.
Takimi ishte kryesisht në frymën e bashkëpunimit si partnerë të koalicionit dhe përpjekjeve të përbashkëta në qeverisjen e vendit, drejt zhvillimit dhe prosperitetit.
Ndodhet në bregun e djathtë të lumit Treska në afërsi të Sarajit, Shishevës, Krushapekut, Nerezit dhe Gllumovës. Më parë fshati ndodhej në një kodër 2 km. larg vendbanimit të tanishëm. Në vendbanimin e vjetër nuk banon asnjëri. Afro 15 shtëpi janë shpërgulur për në Turqi gjatë viteve 1953 -60. Fshati i tanishëm ka fushë pjellore, të cilën e shfrytëzon për bujqësi. Kultivohen pemë dhe perime.
Dega e bujqësisë paraqet degën themelore me të cilën merren banorët e Gërçecit. Gjithashtu disa prej tyre merren edhe me tregti. Kanë themeluar ndërmarrje private, të cilat punojnë me mjaft sukses.Në bisedë me fshatarët nuk arrita të mësoj diçka për prejardhjen e emrit të këtij fshati. Sipas tyre, kur kanë ardhur të parët, kanë gjetur vetëm një grua të krishterë. Nuk dinë se kur kanë ardhur. Supozojnë se prejardhjen e kanë nga Reka e Epërme.
Për emrin e këtij fshati bën fjalë Petar Skoku, i cili shtron tezën se emri Gërçec ka të bëjë me monahët grekë, të cilët kanë mundur të ndodhen dikur në manastirin e Shën Pantelejmonit të Nerezit.
Mendoj se në rrënjën e këtij oikonimi qëndron emri vetjak Kiro > Kirço < Kirçec,greq. kirjo > zotëri<plus prapashtesasllave –ec.Emri i këtij fshati të vjetër shqiptar na del në kodikët e A. Selishevit, që dëshmon përlashtësinë e tij.Emri i Gërçecit del edhe në dokumentet turke të shekullit XV i shkruar në trajtën Kirçec.
Fshati është i banuar me shqiptarë dhe me maqedonas. Ka shkollën fillore vetëm në gjuhën shqipe (I –IX).Në vitin 1889 (sipas Verkoviçit) Gërçeci ka pasur 75 banorë, ndërsa emri del i shkruar në trajtën Garçeci. Në vitin 1900 (sipas Kënçovit) ka pasur 95 shqiptarë muhamedanë, kurse emri del i shkruar në trajtën Gërçeci.
Në vazhdim japim tabelën e regjistrimit të popullsisë 1948–2002.
Me ndarjen e re territoriale të Maqedonisë Gërçeci i takoi komunës së re të Sarajit, ndërsa më parëi takonte komunës së Karposhit të Shkupit. (nga libri MIKROTOPONIMIA E KARSHIAKËS SË SHKUPIT të autorit XHEMALUDIN IDRIZI)
Komuna e Sarajit përfshin këto vendbanimet: Arnaqia, Bojani, Bukoviqi, Çajlana, Dvorca, Gërçeci, Gllumova, Kondova, Kopanica, Krushapeku, Lubini, Llaskarca, Matka, Paniçari, Radusha, Rahoviqi, Rashçja, Rudniku, Semenishti, Sullara e Epërme, Sullara e Poshtme, Shishova.
Si shumë fshatra të tjerë shqiptarë, edhe Gërçeci është i pranishëm në rrjetin social, me faqe e grupe në facebook, me video të publikuara në Youtube, por edhe në rrjetet e tjera sociale. Edhe bizneset në këtë fshat i kushtojnë rëndësi publicitetit dhe kanë faqet e tyre në facebook, kanalet e tyre në YouTube, por janë të pranishëm edhe në Instagram dhe rrjete të tjera sociale. Materialet për Gërçecin publikohen nga banorët e këtij fshati, të atyre që jetojnë aty, por edhe të atyre që janë shpërngulur, ose punojnë në vende të ndryshme të botës. Publikime bëhen edhe nga mediat dhe vizitorët e këtij fshati.
Gercec Shkup është një faqe ku publikohen të gjitha materialet që bëjnë Check-in këtë fshat.
Tri faqe lidhen me jetën fetare në këtë fshat, por gjenden edhe informacione të tjera:
Një nuse v d i q pas një a t a k u kardiak gjatë dasmës së saj në Indi dhe familja e fatkeqes vendosi që ta zëvendësonte me motrën e saj, vetëm e vetëm që të mos prishej festa.
Ngjarja ndodhi në Uttar Pradesh, por ka bërë xhiron e botës për shkak të situatës irreale që pasoi t r a gj e d i n ë. Pasi thirrën mjekun, i cili nuk arriti dot ta shpëtonte nusen, të dyja familjet nuk vendosën të mbyllnin dasmën, por menduan se gjëja më e mirë për t’u bërë ishte që dhëndrri të martohej aty për aty me motrën e së n d j e r ë s.
Ndërkohë që festimet vijuan, t r u p i i nuses u fut në një dhomë, për t’u dërguar në k r e m a t o r i u m pas dasmës.
Një nga dajat e nuses, u shpreh: “Ishte vendim i vështirë për familjen. Të dyja palët u ulëm për të diskutuar se çfarë do të bënim dhe dikush sugjeroi që n u s j a të zëvendësohej nga motra e saj e vogël. E diskutuam këtë variant dhe ramë dakord. Por ishte shumë e vështirë për ne. Një nga vajzat tona ishte e v d e k u r në njërën dhomë, ndërsa vajza tjetër po martohej”.
Të gjithë e dimë që qumështi është i shkëlqyer për shëndetin e kockave, por mund t’ju mbrojë gjithashtu dhe zemrën. Sipas një studimi të ri, të botuar në “International Journal of Obesity”, pirja e një gote qumësht në ditë mund të përmirësojë shëndetin kardiovaskular.
Një grup studiuesish arritën në përfundimin se ata që konsumonin rregullisht qumësht dëshmuan një rënie prej 14 përqind të rrezikut për sëmundjen koronare të zemrës, si dhe nivele të ulëta të kolesterolit të mirë dhe të keq. Ekspertët janë të bindur se nëse qumështi konsumohet në mënyrë të moderuar ofron më shumë përfitime për shëndetin e zemrës.
Për një kohë të gjatë, besohej se produktet e qumështit japin një efekt neutral në shëndetin e zemrës. Sidoqoftë, studimi sugjeron që produktet me bazë qumështi në të vërtetë ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve kur konsumohen rregullisht. Kjo është gjithashtu e vërtetë për produktet e qumështit me shumë yndyrë, si kos dhe djathë. /Abcnews.al
Lëvizja BESA vazhdoi me riorganizimin e nëndegëve, ku sonte u riorganizua nëndega e fshatit Sellcë, ku me 81 pro, asnjë kundër dhe një të përmbajtur kryetar i ri i nëndegës u zgjodh z.Sefer Shabani
Të pranishëm gjatë zgjedhjes së kryesisë së re të nëndegës në fshatin Sellcënishin kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, dhe sekretari organizativ Adnan Azizi, ku të pranishmëve me fjalim rasti i’u drejtua kryetari Bilall Kasami.
“Fillimisht, dua të uroj kryetarin e ri të nëndegës së fshatit Sellcë, z. Sefer Shabani, dhe kryesinë e re duke i dëshiruar shumë suksese në rrugëtimin e saj”.
“Nuk mund të vijë në fshatin Sellcë pa mos e kujtuar profesor Bakiun, profesorim tim dhe profesorin e shumë gjeneratave të vjetra e të reja. Profesor Bakiu është modeli im gjatë jetës politike.”
Më tej kryetari Kasami vazhdoi duke thënë se deri këto vite pushteti qendror dhe ai lokal e kanë lënë në harresë këtë fshat!
“Fatkeqësisht, është për të ardhur keq që një fshat si Sellca, që është në periferi të Tetovës të ketë rrugë të vjetra e infrastrukturë si në mesjetë. Padyshim se fshatarët e kësaj ane meritojné kushte më të mira jete. Dua të siguroj çdo qytetar të Tetovës, se me ardhjen e Lëvizjes Besa në pushtetin lokal, çdo qytetar i Tetovës do merr mirëqenien që i takon”, vazhdoi kryetari Bilall Kasami!
Suksese e na priftë e mbara!
Takimi u zhvillua prapa dyerve të mbyllura në Kompleksin Presidencial në Ankara
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, priti në një takim Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi u zhvillua prapa dyerve të mbyllura në Kompleksin Presidencial në Ankara.
Më herët, Rama shkroi në rrjetet sociale se ka arritur në Ankara “për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport”.
Është një fakt dhe ju ndoshta i përkisni kësaj kategorie të atyre që thjesht përdorin limonët e tyre në gatim dhe më pas i hedhin ato në plehra
E megjithatë, ajo që mund të mos e dini është se lëkurat e mbetura janë shumë më të dobishme sesa mendoni. Një arsye që nuk do t’i hidhni përsëri, sidomos tani në verë, është më poshtë:
Me lëkurat e limonit ju mund të mbani mizat, milingonat dhe insekte të tjera kryesisht jashtë shtëpisë. Mbushni disa qese me lëkura dhe lërini ato jashtë dritareve dhe dyerve të shtëpisë.
Shumë insekte, të tilla si mizat, buburrecat dhe milingonat, e urrejnë aromën e agrumeve dhe qëndrojnë larg tij.
Është karakteristike që shumë tekste historike të antikitetit deklarojnë se në atë kohë ata përdornin limon për t’i bërë shtëpitë dhe dollapët e tyre dhe në të njëjtën kohë për të mbrojtur rrobat e tyre nga tenja dhe insektet e tjera./abcnews.al
Kryeministri dhe partneri i koalicionit qeverisës, Zoran Zaev ka deklaruar, se ka informacione se marrëdhëniet brenda B D I-së janë përmirësuar.
“Më vjen mirë që po përmirësohen marrëdhënie në B D I, aq sa e di unë. Jam mik me të gjithë brenda”, është shprehur Zaev, transmeton TV21.
Ndërkaq ka deklaruar, se askush nuk ka kërkuar ndryshim të kuadrove të kësaj partie në Qeveri.
“Askush nuk ka kërkuar ndryshime në Qeveri dhe as që e shoh nevojën për këto ndryshime”, tha më tej Zaevi.
Ndërkaq, ditë më parë, në një vend u panë të bashkuar zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe oponenti i tij brenda partisë, deputeti, Izet Mexhiti.
Ky i fundit, thuhet se përbënte “grupin e z j a rr i t”, të cilët siç është deklaruar në disa raste, e përbëjnë edhe Blerim Bexheti dhe Musa Xhaferi.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha priti sot delegacionin e shtetit të Vermontit të SHBA-së, i udhëhequr nga Zëvendës Guvernatori i Vermontit, Molly Grey, e shoqëruar nga Komandanti i Gardës Kombëtare të Vermontit, Gjeneral Majori Greg Knight, të cilët vizituan Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave si pjesë e Programit të Partneritetit Shtetëror
Statusi i plotë i ministrit Hoxha:
Sot, prita delegacionin e shtetit të Vermontit të SHBA-së, i udhëhequr nga Zëvendës Guvernatori i Vermontit, Molly Grey, i shoqëruar nga Komandanti i Gardës Kombëtare të Vermontit, Gjeneral Majori, Greg Knight, të cilët vizituan Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, si pjesë nga Programi i Partneritetit Shtetëror.
Me qëllim të forcimit të partneritetit 28-vjeçar midis Maqedonisë së Veriut dhe shtetit të Vermontit të SHBA-së, delegacioni prezantoi përshtypjet e tyre nga takimet e realizuara me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, nga sektori i bujqësisë, që kanë për qëllim krijimin e mundësive për zgjerimin e partneritetit midis Maqedonisë së Veriut dhe Vermont në këtë veprimtari.
Në realizimin e bashkëpunimit të planifikuar ndërshtetëror, është planifikuar edhe vizita ime në Shtetet e Bashkuara.
E gjithë kjo ka për qëllim përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik, me fokus zhvillimin e sektorit të bujqësisë.
Денеска ја пречекав делегација од Сојузната држава на САД, Вермонт, предводена од заменик гувернерот на Вермонт, Mоли Греј, заедно со командантот на Националната Гарда на Вермонт, генерал – мајор Грег Најт, кои го посетија
Министерството за земјоделство, шумарство и водостопанство, како дел од Програмата за државно партнерство.
Во насока на унапредување на 28-годишното партнерство меѓу Северна Македонија и Сојузната држава на САД, Вермонт, делегацијата ги презентираше впечатоците од реализираните средби со претставници од бизнис заедницата, од земјоделскиот сектор, со цел создавање можности за проширување на партнерството меѓу Северна Македонија и Вермонт во оваа област.
Во остварување на планираната меѓудржавна соработка, предвидена е и мојата посета во САД.
Сето ова е во насока на подобрување на економската соработка, со фокус на развој на земјоделскиот сектор.
Kryeministri Zoran Zaev deklaroi sot se është i gatshëm që të shkoj në Sofje për të kërkuar zgjidhje rreth kontestit me Bullgarinë dhe ti hapë rrugën vendit për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian. Ai në një deklaratë për media tha se përshëndet çdo ndihmë nga vendet mike, megjithatë çështja është bilaterale dhe si e tillë u takon dyja vendeve që të gjejnë zgjidhje të pranueshme.
“Shpresoj se do të kemi takim edhe me kryeministrin e Bullgarisë, është e mundshme që takimi të ndodh në Sofje. Unë kam thënë se nuk ka paragjykime, kjo është çështje bilaterale, miqtë mund të na ndihmojnë, mund të japin ide, mund të na inkurajojnë, edhe ne edhe palën bullgare, por është çështje bilaterale dhe duhet të takohemi. Ashtu që mbetet e hapur, valë, në Shkup, Sofje apo Ohër, kudo që të jetë të ulemi dhe shihemi. E di që ministrat për punë të jashtme kanë komunikim. Ka shprehur dëshirë edhe kryetari i qeverisë bullgare, Stefan Janev se takimi është i mirëseardhur. Unë jam i gatshëm që të shkoj në Sofje që të lutem për zgjidhje, në bazë pragmatike duke e ditur se askush nuk dëshiron të shkel mbi identitetin dhe gjuhën tonë, dhe kështu do të jetë. Por gjithsesi se zgjidhjen duhet ta gjejmë ne të dyja vendet”, deklaroi Zaev.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë një letër nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me të cilën ajo e ka uruar për detyrën dhe ka theksuar se është shumë inkurajuese kur një grua shërben në pozitën e presidentes.
“Zonja Von Der Leyen, në letër, më tej ka shkruar se perspektiva kredibile e BE-së për Ballkanin Perëndimor mbetet prioritet i Komisionit Evropian, duke potencuar edhe pritshmëritë për një bashkëpunim në thellimin e marrëdhënieve me BE-në.
Ajo po ashtu theksoi rëndësinë e reformave dhe procesit të dialogut”,- thuhet në njoftimin për media nga Zyra e Presidentes.
Mësuesja, e cila frymëzoi Ermal Metën për këngën “Vietato Morire” nuk jeton më. Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë këngëtari përmes një postimi në rrjete sociale.
Ermal Meta ka treguar se mësuesja e tij e shkollës fillore, Margarita Feka, është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 78-vjeçare. Së bashku me këtë lajm të hidhur, Ermal Meta ka ndarë në Instagram dhe një foto të vjetër nga shkolla. Ai shfaqet së bashku me shokët e tij të klasës dhe në mes të tyre mësuesja e ndjerë. Ermali tregon se i kishte premtuar mësueses se do e vizitonte këtë verë, duke qenë se do të mbajë dhe një koncert në Shqipëri.
“Mësuese Margarita nuk është më. Kisha premtuar që ta vizitoja një ditë pas koncertit që do të bëj në Shqipëri këtë verë. Do kisha dashur ta përqafoja dhe ta falënderoja.
Jam i sigurt se do të kisha gjetur të njëjtin shikim të ëmbël që gjeja sa herë që hyja në klasë dhe të mos mundem ta bëj më këtë gjë më dhemb.
Përshëndetje mësuese, fëmijët e tu të përshëndesin dhe unë të falënderoj për të gjitha përkëdheljet e tua në secilën prej plagëve të mia”, shkruan Ermal Meta duke publikuar dhe foto të mësueses së tij, frymëzim i këngës “Vietato morire” (E ndaluar të vdesësh).