Ballina Shëndeti Këshilla Qëndrimi në një këmbë tregon sa gjatë do të jetoni

Qëndrimi në një këmbë tregon sa gjatë do të jetoni

Ekuilibri në një këmbë përmirëson qëndrimin dhe koordinimin e trupit, kurse studimet tregojnë që kjo mund të jetë edhe parashikues i jetëgjatësisë së juaj. Dr Michael Mosley ka treguar se qëndrimi në një këmbë me një sy mbyllur mund të tregojë edhe sa gjatë do të mund të jetoni

Shqisa e ekuilibrit fillon të përkeqësohet derisa plakemi dhe kjo mund të shkaktojë humbje të vetëbesimit për disa arsye. Një përkulje e thjesht mund të ndikojë në shëndetin e juaj, për shembull. Studimet thonë se po ashtu ekuilibri mund të tregojë jetëgjatësinë e juaj.

Dr Michael Mosley ka cituar një studim në emisionin e tij në BBC, “Just One Thing With Michael Mosley” që ka zbuluar se kjo ka një “lidhje të pastër” te njerëzit mbi 50 vjet, tek të cilët jetëgjatësia varët nga sa sekonda qëndrojnë në një këmbë me sy mbyllur do ta zbulojnë se a do të jetojnë 13 vitet e ardhshme.

Qendra për Hulumtime Mjekësore në Britani ka testuar 5000 njerëz që kanë lindur më 1946 gjatë gjithë jetës së tyre. Në moshën 53 vjeçare ata u vizituan në shtëpitë e tyre nga teknikë medicional të specializuar për këtë punë.

Në qëndrimin në një këmbë me sy mbyllur, nëse burrat dhe gratë ishin në gjendje ta mbanin pozitën e tyre më pak se dy sekonda, më shumë gjasë do të vdisnin para moshës 66 vjeçare për dallim nga ata të cilët qëndronin më shumë se 10 sekonda. Ata që nuk ishin në gjendje që ta bënin testin më shumë gjasë do të vdisnin brenda 13 viteve të ardhshme.

“Shumica e këtyre studime janë bërë tek njerëzit e moshuar por ne kemi bërë teste edhe tek grupe të reja, ku nuk pritet të këtë ndonjë sëmundje, ne tani po i bëjmë matjet se a janë të lidhura këto më moshën apo me procesin e ndonjë sëmundjeje”, tha Rachel Cooper nga Këshilli për Hulumtime Mjekësore, transmeton GazetaExpress.

Për të bërë edhe më shumë shpjegime në lidhje me këtë studim, Mosley ka folur edhe me profesoreshën Dawn Skelton nga Universiteti i Galsgow Caledonian. Një shpjegim është që njerëzit janë të prirë që të rrëzohen, duke pasur lëndime serioze, thotë Dr Skelton.

Një shpjegim më i mundshëm është se ata mund të kenë një sëmundje serioze në trup. Sipas Dr. Skelton, kjo mund të jetë një shenjë që truri nuk po arrin të komunikojë më tërë trupin. Ekziston edhe një shpjegim që përmirësimi i ekuilibrit tuaj mund të përmirësojë jetëgjatësinë tuaj dhe shëndetin në përgjithësi.

“Nëse e përmirësoni ekuilibrin e juaj, kjo bën dallimin e madh pasi që nuk do të pësoni ndonjë frakturë në ashtin e legenit”, thotë ajo. Për më shumë, sipas disa studimeve përmirësimi i ekuilibrit ndihmon dhe ngadalëson mundësinë që të sëmuremi me sëmundjen e domencës, thotë Dr Skelton.

Domenca është një simptomë (një grup simptomash të lidhura) që shoqërohet me një rënie të vazhdueshme të funksioneve të trurit.

Si mund ta vlerësojnë ekuilibrin tonë? Së pari duhet të praktikoni si të rrini në një këmbë, këshillon Dr Mosley. “Qëndrimi në një këmbë me sy mbyllur është më i vështirë”, thekson ai. “Nëse rrini më shumë se 10 sekonde po ia dilni mirë”.

Ju mund të përmirësoni ekuilibrin duke bërë edhe ushtrime të ndryshme. “Mos u shqetësoni nëse nuk keni bërë shumë ushtrime për një kohë të gjatë, këto ushtrime të ekuilibrit janë të lehta”, thonë nga Qendra për Shëndetësi në Britani.

Këto ushtrime mund t’i bëni dy herë në javë duke i kombinuar me rutinat e tjera ditore:

Ushtrime ulur

Ushtrime fleksibiliteti dhe

Ushtrime force

@tn.lajmelokale
@tetovanews