Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë një letër nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me të cilën ajo e ka uruar për detyrën dhe ka theksuar se është shumë inkurajuese kur një grua shërben në pozitën e presidentes.
“Zonja Von Der Leyen, në letër, më tej ka shkruar se perspektiva kredibile e BE-së për Ballkanin Perëndimor mbetet prioritet i Komisionit Evropian, duke potencuar edhe pritshmëritë për një bashkëpunim në thellimin e marrëdhënieve me BE-në.
Ajo po ashtu theksoi rëndësinë e reformave dhe procesit të dialogut”,- thuhet në njoftimin për media nga Zyra e Presidentes.
https://youtu.be/ky2IDZE3gJI










![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)



