Ballina Blog Faqe 951

Pini këto çajra dhe i thoni lamtumirë këtyre sëmundjeve

Mundësia për t’u sëmurë varet më shumë nga gjendja juaj shëndetësore sesa nga sa herë i lani duart apo i dezinfektoni, por kjo s’do të thotë që s’duhet të bëni kujdes ndaj ambientit.

Kur vjen puna për t’u mbrojtur nga sëmundjet, kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt.

Nëse plani juaj për të mos u sëmurë fillon dhe mbaron me të konsumuarit e një gote me shumë lëng portokalli, ndoshta bëni mirë ta rimendoni këtë strategji.

Çaji mbetet ilaçi kryesor për të gjithë, por cili çaj funksionon më mirë?

Çaji i malit

Të gjithë e kemi shijuar çajin e malit, një tisanë unike e shumë e shëndetshme, thesari i paçmuar nga i cili mund të përfitohet, jo vetëm duke e konsumuar.

Çaji i malit është një bimë e egër, që rritet në lindje të Mesdheut, veçanërisht në Ballkan.

Ashtu siç edhe emri e tregon më së miri, në male në lartësi që variojnë nga 1500 deri në 1900 metra, shpesh herë në sipërfaqe shkëmbore. Të huajt mbarojnë për çajin tone të malit, ndërsa shqiptarë janë mësuar me të dhe drejtohen shpesh ndaj çajrave të botës.

Çaji i mentes

Ky çaj lehtëson dhimbjet dhe problemet e ndryshme të stomakut si dhe ndihmon në procesin e tretjes. Lehtëson të përzierat dhe çrregullimet e spazmave, forcon sistemin imunitar ndaj gripit dhe lehtëson problemet në frymëmarrje.

Eliminon aromën e keqe të gojës dhe ndihmon në ekuilibrimin e oreksit.

Çaji i xhenxhefilit

Përmban nivele të larta të vitaminës C, magnezit dhe mineraleve të tjera. Një kupë çaji para udhëtimit, parandalon të përzierat nëse ju zë makina, shkruan agroëeb. Përmirëson performancën e stomakut në tretje dhe uron problemet e ndryshme në sistemin e frymëmarrjes duke nisur nga ftohja deri te alergjitë e ndryshme.

Përmirëson qarkullimin e gjakut, lehtëson dhimbjet e ciklit menstrual dhe qetëson muskujt.

Për shkak të nivelit të lartë të antioksidantëve, forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në çlirimin e stresit dhe qetësimin e sistemit nervor.

Çaji jeshil

Çaji i gjelbër përmban përbërje bioaktive që përmirësojnë shumë parametra të shëndetit të njeriut.

Përbërësit e çajit të gjelbër përmirësojnë funksionin e trurit dhe rrisin nivelin e djegies së yndyrave duke përmirësuar performancën fizike.

Në moshë të thyer, çaji i gjelbër ul riskun e Alzhaimerit dhe Parkinsonit. Çaji i gjelbër vret bakteret duke ndihmuar në shëndetin e dhëmbëve dhe uljen e riskut për infeksione./sn/

Alarmanet/ Ja çfarë i bën përdorimi i shpeshtë i paracetamolit trupit tuaj

Ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i tepërt i paracetamollit mund të jetë i dëmshëm për mëlçinë po aq sa disa sëmundje serioze.

Helmimet që shkaktohen nga përdorimi i tepërt i paracetamolit mund ta dëmtojnë mëlçinë, mund të jenë të vështira për t’u trajtuar dhe mund të jenë fatale.

Hulumtuesit besojnë se zbulimet e tyre mund të ndikojnë që në të ardhmen të kryhen më shumë studime për të t’i trajtuar dëmet që shkaktohen nga përdorimi i tepërt i ilaçeve.

Shkencëtarët e Universitetit Edinburgh e kishin studiuar ndikimin e paracetamolit në qeliza të mëlçisë te njerëzit dhe në indin e minjve.

Testimet e tyre tregojnë se në kushte të caktuara, paracetamoli mund ta dëmtojë mëlçinë duke shkaktuar dëme në lidhjet vitale strukturore mes qelizave të afërta në organ.

Shkencëtarët thonë se lloji i dëmit që iu shkaktohet qelizave si pasojë e përdorimit të tepërt të paracetamolit është i ngjashëm me dëmet që shkaktohen nga hepatiti dhe kanceri.

Vlen të ceket se studimi ishte publikuar në revistën ‘Scientific Reports’.

Nuk keni për ta besuar! Edhe gomerët kanë emra, ja si quhen

Gomarët vijnë nga Afrika dhe nga Lindja e Mesme. Ata janë zbutur para më shumë se 5000 vite më parë. Ata janë më të kujdesshëm se kuajt.

Kina ka më shumë gomarë se çdo vend tjetër në botë.

Gomari mashkull quhet Jack, ndërsa gomari femër quhet Jenny.

Mushkat janë në mes të gomarit dhe kalit. Ata janë gomarë të egër që jetojnë në Meksiko, Arizona, Nevadë etj.

Ata jetojnë deri në 50 vjet./sn/

Dua Lipa niset drejt Parisit pa pasaportë!

Një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të bësh para se të nisesh për një udhëtim është të kujtohesh të marrësh pasaportën me vete dhe kur e harron…epo dukesh si një kloun i vërtetë, të paktën kështu ka ndodhur me Dua-n.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare na tregoi nëpërmjet një postimi në “Instagram” se ishte nisur për në Paris dhe sapo mbërriti në aeroport u kujtua se nuk kishte pasaportën me vete, transmeton tch.

Ndërkohë, ajo po pret e turpëruar dhe në siklet që dikush t’ia sjellë. Në historinë e “Instagram”-it, 22-vjeçarja u shpreh se e ndjeu veten si një budallaqe rreth kësaj situate, ndërkohë që na shfaq një fytyrë klouni.

E rrallë, çifti gjen vajzën e humbur para 24 vitesh

Një çift kinez ka arritur të bashkohet me vajzën që humbi para 24 vitesh.

Wang Mingqing dhe gruaja e tij Liu Dengying kanë kërkuar për vajzën e tyre Qifeng, që kur u zhduk në moshën tre vjecare në vitin 1994.

Kërkimi i tij i palodhshëm bëri që ti futej punës si taksist në mënyrë që ajo të ishte udhëtarja e tij një ditë.

Në fillim të këtij viti, vajza pati një kontakt rastësor me të pas një postimi online rreth tij. Në një ribashkim emocionues, ai e përqafoi dhe i tha: “Babai të do ty.”

Kjo histori e mrekullueshme ka përfshirë gjithë Kinën, ku shumë po festojnë bashkimin.

Wang Mingqing dhe Liu Dengying ishin shitës frutash në një kioskë në jugperëndim të qytetit Chengdu. Në një ditë të zënë, Wang i mbaroi kusuri dhe shkoi tek një shitës tjetër për të marrë para.

“Kur u kthye pas disa minutash, vajza e tij ishte zhdukur”, raportuan mediat kineze.

Në vitin 2015, Z. Wang vendosi të punojë si taksist me kompaninë Didi Chuxing, me shpresën se një ditë do takonte vajzën.

Ai i jepte të dhëna për Qifeng-it çdo pasagjeri që merrte pasi nuk kishte një fotografi të saj.

Punonjësja që pastron valixhet u bë menjëherë virale (VIDEO)

Një punonjëse japoneze është filmuar duke pastruar valixhet në aeroport para se pasagjerët ti merrnin.

Pamjet tregojnë se ajo vinte re cdo valixhe dhe e pastronte me një leckë të bardhë ndërkohë që kalonte në lëvizëse.

Është e paqartë se në cilin vend ka ndodhur apo valixhet e kujt janë.

Ky është një rast ndryshe nga sjellja që jemi mësuar të shohim nga keqtrajtimin e valixheve nëpër aeroporte.

Video është bërë virale në rrjete sociale dhe të gjithë e kanë komplimentuar për gjestin.

Vuani nga pagjumësia? Ja disa ushqime që ju ndihmojnë

A vuani edhe juve nga pagjumësia? Nëse po ka disa këshilla që duhet të ndiqni. Mbase ju duket e çuditshme por edhe ushqimet që konsumoni ju ndihmojnë të hiqni qafe këtë problem.

Sipas studimeve të kryera, është vërejtur se tek personat që vuajnë nga pagjumësia, në 90 % të rasteve nuk janë ushqyer me përbërësit e domosdoshëm. Më poshtë keni listën me disa ushqime që ju ndihmojnë kundër pagjumësisë.

Spinaqi

Spinaqi është i pasur me minerale dhe përmban sasi të konsiderueshme të fibrës, folatit, kaliumit dhe vitaminat A, C, E dhe K.

Çokollata

Sipas ekspertëve ciklet hormonale shkaktojnë konsumimin e disa mineraleve. Pluhuri i kakaos është një burim i shkëlqyer i këtyre mineraleve, por nëse nuk e gjeni dot, atëherë sigurohuni të konsumoni çokollatën e zezë. Sipas studimeve, sa më e lartë të jetë përqindja e kakaos tek çokollata, aq më e mirë do të jetë ajo për shëndetin tuaj.

Farat e kungullit

Pastrojini dhe piqini në furrë me pak kanellë dhe kripë. Më pas mund t’i përfshini ato në të gjitha gatimet tuaja, duke nisur nga lëngjet e frutave dhe perimeve, ëmbëlsirave apo picave.

Avokado

Kombinohet shumë mirë me një larmi ushqimesh dhe është një burim fantastik i yndyrnave të shëndetshme.

Orizi bulgur

Orizi bulgur nuk përmban gluten ndaj nuk duhet shmangur edhe nga ata njerëz që kanë ndjeshmëri të lartë ndaj glutenit

Debat Plus me Ermal Pandurin/Tema: Selami i Erdoganit (VIDEO)

Debat Plus me Ermal Pandurin
Tema: Selami i Erdoganit
Të ftuar: Sulejman Çerkezi- Lëvizja për Drejtësi
Gëzim Kelmendi – Fjala
Imer Mushkolaj – Analist
Parim Olluri – Gazeta Online “Insajderi” 03.04.2018

Show Humor: Kur deputeti kapet në flagrancë (VIDEO)

Show Humor: Kur deputeti kapet në flagrancë

HUMOR I PAPARË/ Al Pazar (VIDEO)

Al Pazar – Dy rapsodët – 31 Mars 2018 – Show Humor – Vizion Plus

Al Pazar – Surpriza – 31 Mars 2018 – Show Humor – Vizion Plus

Al Pazar – Nurja ka diçka për të thënë

Al Pazar – Kur kapesh në flagrancë

Al Pazar – Montana – Montela në grabitje

Al Pazar – Nuse për Vishon

Al Pazar – Aneja dhe krushka dalin në park

Al Pazar – Përfaqesuesi i LGBT-së në Parlament

Bakteret e fshehura nën këmbët tona mund të jenë një armë e re kundër superbaktereve

Gjatë analizimit të qindra mostrave të dheut, hulumtuesit nga Universiteti Rockefeller zbuluan një familje të re të antibiotikëve. Këto komponente mund të ndihmojnë jashtëzakonisht në luftën kundër rezistencës antibiotike.

Një familje e sapo zbuluar e antibiotikëve të cilët banojnë në dhé mund të jetë arma jonë më e mirë kundër “superbaktereve” rezistente ndaj trajtimit, transmeton koha.net.

Hulumtuesit nga Universiteti Rockefeller i zbuluan përbërësit, të cilët quhen malacidine, ndërkohë që i analizuan më shumë se 1,000 mostra të dheut nga të gjitha Shtetet e Bashkuara. Kur vunë re se një numër i mostrave përmbanin malacidine, ata vendosën të gjurmonin pak më thellë në komponente.

Pas infektimit të minjve me MRSA, një baktere kjo që është veçanërisht rezistente ndaj shumicës së trajtimeve antibiotike, hulumtuesit i trajtuan brejtësit me malacidine dhe komponenti e eliminoi infeksionin në plagët e lëkurës së kafshëve. Hulumtimi i ekipit është publikuar në Nature Microbiology.

Në dhjetor të vitit 2016, Kombet e Bashkuara e ngritën problemin e rezistencës ndaj antibiotikëve në nivel të krizës, duke e quajtur atë një “kërcënim themelor afatgjatë për shëndetin e njeriut, për prodhimin substancial të ushqimit dhe për zhvillim”.

Asnjë cep i botës nuk është imun ndaj kësaj çështjeje, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), dhe nëse nuk bëjmë diçka për këtë, së shpejti do të përfundojmë në “epokën postantibiotike”, një periudhë kjo në të cilën diçka e thjeshtë si një prerje e vogël mund të jetë vdekjeprurëse.

OBSH-ja bën thirrje që industria e kujdesit shëndetësor të zhvillojë antibiotikë të rinj për ta luftuar këtë çështje, dhe deri më tani, shumica e hulumtimeve janë kryer në laboratorë. Në këtë drejtim, qasja e ekipit të Universitetit Rockefeller që t’i kthehen natyrës për iniciativa, është mjaft unike.

“Çdo vend ku shkelni, ka rreth 10,000 baktere, shumicën e të cilave kurrë nuk i kemi parë,” tha studiuesi kryeor Sean Brady për The Washington Post. “Ideja jonë është se ekziston ky rezervuar i antibiotikëve në mjedis të cilin nuk e kemi arritur akoma”.

Ekipi tani po punon për ta përmirësuar efektivitetin e trajtimit të tyre ashtu që të mund të përdoret në njerëz. Megjithatë, siç tha Brady për BBC News, ky proces nuk do të jetë as i shpejtë dhe as i lehtë.

“Është e pamundur të thuhet se kur, ose edhe nëse, një zbulim i antibiotikut të fazës së hershme si malacidina do të vazhdojë në klinikë”, tha Brady. “Është një rrugë e gjatë dhe e vështirë nga zbulimi fillestar i një antibiotiku deri në një entitet të përdorur klinikisht”.

Megjithatë, e vështirë apo jo, kjo është një rrugë me vlerë, sepse rreth 700.000 persona vdesin çdo vit për shkak të superbaktereve rezistente ndaj ilaçeve, dhe ky numër mund të rritet deri në 10 milionë deri në vitin 2050 nëse nuk ndërmarrim asgjë tani.

A e dini sa para harxhoni vetëm për kafe në vit? Mësojeni tani

Disa njerëz nuk mund të fillojnë ditën pa një filxhan kafeje por kjo varësi ndaj kafeinës mund t’ju kushtojë shumë më tepër sesa e mendoni.

Një kalkulator i ri në Britani llogarit se sa ju kushton pija juaj e preferuar çdo vit, duke marrë parasysh llojin e kafesë dhe sa shpesh e pinë atë gjatë javës, dhe shuma përfundimtare mund të jetë mjaft tronditëse. Kalkulatori zbuloi se blerja e kafesë disa herë në javë mund të shkojë qindra paund në një vit.

“Të varurit” pas kafesë, të cilët e shijojnë atë pesë herë në javë, llogaritet të shpenzojnë deri në 700 paund në vit, kjo e barabartë me qira mujore të një banese.

Blerja e një kafe ekspres çdo ditë, për shembull, shkon në një shpenzim mesatar prej 12.50 paund në javë ose gati 650 paund në vit, kjo sipas kalkulatorit të shitjes me pakicë të “Play like mum”.

Edhe blerja e një kafe filtër që kushton më lirë, llogaritur për pesë herë në javë shkon në një mesatare pre 9.75 paund në javë ose 507 paund në vit.

Çmimet bazohen në koston mesatare të kafesë tuaj të zgjedhur në Kosta, Starbucks dhe Caffe Nero.

Për të përdorur kalkulatorin, të fiksuarit pas kafesë duhet të zgjedhin pije të preferuar nga një menu, dhe pastaj futni numrin e ditëve që e konsumoni. Llogaritësi pastaj ju jep një shpenzim mesatar javor dhe vjetor.

Po në Shqipëri?

Në vendin tonë çmimi i kafesë, duke i marrë në tërësi kafe, ekspres, makjato, duhet thënë se nuk kemi një mesatare çmimesh. Për shembull një makjato në zona të ndryshme të Tiranës fillon nga 60 lekë në Kombinat deri te deri në 120 lekë në bllok, ndoshta edhe më shumë, në varësi të orarit.

Por nëse marrim një mesatare të një makjato që kushton 80 lekë, viti ka 52 javë.

Nëse një shqiptar pinë 5 kafe në javë, shpenzimi shkon 400 lekë në javë, dhe 20,800 lekë në vit (mund te gjesh edhe ndonjë apartament me qira me këtë çmim).

Por duke ditur që kafedashësit nuk e mbyllin ditën vetëm më një kafe, kostoja është shumë herë më e lartë, kjo krahasuar edhe me të ardhurat mujore të një shqiptari. /SCAN./

VIDEO/Portokalli, 1 Prill 2018 – Historiania (Aleksandri i Madh dhe Kotzias)

Portokalli, 1 Prill 2018 – Historiania (Aleksandri i Madh dhe Kotzias)

HUMOR/Portokalli, 1 prill 2018 (VIDEO)

HUMOR/Portokalli, 1 Prill 2018

Portokalli, 1 Prill 2018 – Muzikori (Rama dhe postblloku)

Portokalli, 1 Prill 2018 – Together with love (Shkuesia)

Portokalli, 1 Prill 2018 – Parodistet (Me mamin apo me gruan)

Portokalli, 1 Prill 2018 – Kripa e detit dhe Lulzim Basha

Portokalli, 1 Prill 2018 – Melamini tek Medreseja

Portokalli, 1 Prill 2018 – Jam gjalle (Rruget Tirane Durres)

Portokalli, 1 Prill 2018 – Dua te te bej te lumtur (S-Show dhe Berisha)

Portokalli, 1 Prill 2018 – Giancarlo Jala (Tenderat dhe koncensionet)

Portokalli, 1 Prill 2018 – Cifti i lumtur (Investitori arab)

Portokalli, 1 Prill 2018 – Muzikori (Rama dhe postblloku)

Portokalli, 1 Prill 2018 – Rutina e pasdites dhe Mjeket Spitalet

Portokalli, 1 Prill 2018 – Kater leneshat (Filxhani)

Portokalli, 1 Prill 2018 – Mami, Vajza dhe Shitesi (Veshjet e markes)

Ankthi dhe depresioni. Këshillon psikologu Jashar Demiri (VIDEO)

Jashar Demiri

NJE INTERVISTE E CILA KA BERE QE NJEREZ TE PANJOHUR TE ME DERGOJNE LEKE SI TE ISHA UNE NDONJE SHENJTOR..Hahaha..i falenderoj te gjithe,por do te doja t’i di kush jane keta njerez te cilet tregojne se m’i kane cuar me shpirt..

Nje qytetar ne Tetove,vitin e kaluar,tek lokali qe dikur quhej”Ali Baba”, kur mori vesh se kush isha, u ngrit,me futi 50 E ne xhep,gati si me zor,pagoi edhe kafet e tryezes ku isha bashke me ciftin Liman e Lumnie Telaku per promovimin e librit “Psikolog per vete” dhe iku duke me thene ngrohtesisht tek veshi:”para 30 vitesh,kam lexuar librin tend”Edukata seksuale” dhe jam mahnitur, me ka sjellur lumturine..ai liber..tani degjoj pothuajse cdo dite zerin tend qe na ka sjellur..qe ma ka shpetuar djalin tone nga ankthi..

Mbaje se ai zeri yt dhe i kengetares Anife Sefullai do jetojne per neve nder breza,me shekuj..”Iu luta qe te ulej e te me thoshte se kush ishte,por ai me perqafoi dhe iku nxitimthi me makinen e vet luksoze..Me vjen inate pse nuk ia mbajta mend targen e makines qe ta gjeja..As kamarieret nuk e njihnin,me thane qe ishte targe e Shkupit.Nuk mundem asgje tjeter te bej per keta..vetem t’i lutem Zotit qe te jua shperbleje ketyre njerezeve,kudo qe ata jane..

Fashat ngjitëse me proteina shërojnë më shpejtë plagët

Fashat ngjitëse të cilat përbehen nga një proteinë që gjendet në lëkurë të re, përshpejtojnë procesin e shërimit të plagëve dhe nuk lënë shenja.

Materiali përmban fibronectin, një proteinë e cila ndihmon përmbledhjen e indeve të lëkurës gjatë zhvillimit.

Në një studim të zhvilluar së fundmi në Universitetin Harvard, minjtë që janë trajtuar me fasha që përmbajnë fibronectin, plagët e tyre janë shëruar për tre ditë më shpejtë se sa tek ata që janë trajtuar me fasha normale. Gjithashtu pas shërimit të plagëve nuk u kanë ngelur shenja.

Shkencëtaret tani janë duke punuar që të zhvillojnë fashat ngjitëse me këtë proteinë, për përdorimin e përditshëm./kk/

Studim, fëmijët nga mosha 4-vjeçare vuajnë nga depresioni

Sipas një studimi tronditës fëmijët deri në 4 vjeç vuajnë nga simptomat e depresionit dhe ankthit.

Nxënësit në shkollat fillore janë duke përjetuar çrregullime të ngrënies, dëmtimin e vetes, kriza paniku madje edhe deri në mendime vetvrasëse.

Mësuesit paralajmërojnë se problemet e shëndetit mendor, bullizmi dhe ngacmimet seksuale janë bërë pjesë e përditshme e jetës për shumë fëmijë. 1 në 7 raste të problemeve me shëndetin mendor prekin fëmijët e moshën nga 4 – 7 vjeç ndërsa çereku i rasteve janë fëmijët nga 7 – 11 vjeç.

Shëndeti mendor në mesin e adoleshentëve ka qenë temë shqetësuese për shumë vite shoqëruar me rritjen e përdorimit të rrjeteve sociale dhe fiksimit për ty bërë si njerzit e famshëm.

Megjithatë, studimi i NASUWT thotë se probleme të tilla si depresioni po zhvillohen në moshat gjithnjë e më të vogla.

Studiuesit paralajmërojnë se mediat sociale po i dëmtojnë fëmijët e të rinjtë emocionalisht. Chris McGovern tha se fëmijët janë të varur nga teknologjia dhe analiza e vetvetes, duke shtuar: ” Kjo është një simptomë e shoqërisë sonë sot dhe ndikimi i keq i mediave sociale.”/am/

Elementet e pamjes së jashtme që ndikojnë vetbesimin e vajzave

“Vishni një vajzë bukur dhe do kuptoni që ajo mund të sundojë botën.”

Fuqia e takave, buzëkuqit, bizhuve, është e padiskutueshme. Të gjitha ne vajzat kemi nevojë për disa elemente apo shtysa që na bëjnë të ndihemi mirë me veten tonë dhe bukur në pamjen e jashtme.

Takat e larta

Këpucët me taka na bëjnë të dukemi më të gjata dhe na shtojnë dozën e feminitetit dhe sigurisë. Takat mund të jenë nga më të ndryshmet por më të rehatshmet janë katroret.

Syzet
Syzet duhen zgjedhur me kujdes në mënyrë që të përshtaten me formën e fytyrës…

Buzëkuq i kuq

Ngjyra e kuqe është shumë tërheqëse dhe buzëkuqi duhet zgjedhur duke patur parasysh edhe tonin e lëkurës

Aksesorët
Aksesori mund të jetë një gjerdan, një byrzylyk, perla apo edhe një unazë, ama janë detaje që marin vëmëndje dhe plotësojnë më së miri look-un tuaj./sn/

Zbuloni 10 punët që ju bëjnë të shtoni në peshë

Një studim i ri i zhvilluar online nga Harris Interactive, tregon se profesione të ndryshme me nivel të lartë stresi ju bëjnë të shtoni në peshë. Në të vërtetë, u suprizuam me shumicën prej tyre! Po i listojmë më poshtë…

Guidë udhëtimi…këta njerëz duhet të bëjnë gjithçka që të kënaqin klientët gjatë planifikimit të një udhëtimi. Përveçse mund të kenë shije krejt të ndryshme nga klientët, duhet të qëndrojnë ulur për disa orë.

Avokatët…në këtë fushë, stresi është gjëja më e zakontë. Të usheqehesh vetëm për të larguar gjëndjen e stresit është një praktikë e zakonshme në ktë profesion.

Punonjësit social…në këtë rast, orët e qendrimit ulur ndikojnë më tepër se gjithçka. Shpesh herë, punonjësit social, edhe ushqimin e hanë duke punuar, ulur, përpëra kompjuterit.

Mësuesit…

Artistët, dizenjuesit, arkitektët…këto lloj punësh nuk njohin orar dhe as regjim ushqimor. Hanë kur kujtohen, kur duan dhe punojnë gjithashtu pa orare.

Puna në administratë…sidomos këtu te ne, e dini të gjithë që puna në administratë nuk të bënë të lëvizësh nga vendi. Stresin nuk po e përmendim sepse ndryshe nga e njëjta punë në vendet jashtë, këtu nuk jemi të sigurt nëse punonjësit e administratës stresohen.

Shkencëtarët…është pak a shumë i njëjti regjim me atë të artistëve.

Policët…a nuk është lehtëisht i përfytyrueshëm nje polic që ha qofte me birra? E keni menduar ndonjëherë arsyen?! Thuhet se ky është profesioni më stresues nga të gjithë prandaj ushqimi është thjeshtë mënyrë për të luftuar stresin.

Agjentët e marketingut dhe marrëdhëniet me publikun

Specialistët e IT…epo, aq shumë orë sa kalojnë përpara kompjuterit, nuk është çudi/sn/

Schwarzenegger merr veten pas operacionit

Disa ditë më parë një ndër aktorët më të famshëm në botë, Arnold Schwarzenegger, iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.

Operacioni ishte për të zëvendësuar një valvul që fillimisht ishte zëvendësuar 20 vite më parë.

Duket se për aktorin 70-vjeçar gjithçka ka shkuar mirë dhe sipas zëdhënësit të tij, Arnold gëzon shëndet të plotë.

Menjëherë pasi u përmend, aktori ka folur me familjarët e tij duke thënë: “Unë jam kthyer”.

Tashmë që është mirë, pritet që aktori të rikthehet me projekte të reja për fansat e tij./sn/