Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →
Një person rreth të 50-tave mbrëmë rreth orës 18:36 në rrugën “ Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë, ka hyrë në furrën “Prushi”, për t`i blerë 15 byrekë.
Mirëpo, qëllimi i tij, nuk ishin byrekët. Ai shfrytëzoi rastin, derisa bukëpjekësi ishte brenda furrës, për t`i vjedhur paratë nga arka që ishte e hapur.
Bukëpjekësi, duke pasur besim tek njeriu në moshë madhore, kishte hyrë për t’ia përgatitur byrekët personit që shihet në video.
Ndërsa, ky i fundit, nuk priti t`i marrë byrekët, por, vodhi paratë e imta në vlerë rreth 40 eurove dhe iku.
Bukëpjekësi ka thënë se videon që e posedon do t`ia dorëzojë edhe policisë së Kosovës, për t`i bërë hetimet e mëtutjeshme.









![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)




