Ballina Aktualitet Ka ndërruar jetë profesori dhe veprimtari i shquar dibran, Sazan Papraniku

Ka ndërruar jetë profesori dhe veprimtari i shquar dibran, Sazan Papraniku

Mbrëmë në moshën 62 vjeçare ka ndërruar jetë profesori dhe veprimtari i shquar dibran, Sazan Papraniku.

Ai ndërroi jetë mbrëmë pas një sëmundje të shkurtër, përcjell INA.

Sazan Papraniku deri tani ishte profesor në gjimnazin e Dibrës. Ai shquhet për aktivitete kombëtare dhe politike. Ishte pjesëmarrës në demonstratat për liri në Kosovë e Maqedoni, aktivist politik dhe një nga përkrahësit dhe ideatorët e Iliridës. Ishte pjesë e Listës për Shqipëri Natyrale.

Ai shquhet edhe për botimin e shumë shkrimeve dhe librave me poezi.(INA)

Këtë mëngjes mendova se do të dëgjoj një lajm të mirë nga ti po kurrë lajmin se nuk do të dëgjoj më. Nuk e besoj se një virus i vogël mund të rrëzoj një titan në shpirt, një luftëtar, por ja që kjo betejë u bë disfatë shumë shpejt për ty xha Sazan Papraniku .Ti ike por le shembullin e luftëtarit që nuk do shuhet kurrë.
Xha Sazani na iku në amshim sot në orët e mengjesit. Për shkak të pandemisë të pame nuk do të ketë.
Ju lutemi vaksinohuni, eshte e vetmja armë për mbrojte të të afërmit tuaj./Krenar Papraniku

Sot humbëm një shpirt luftarak ,i nderuar profesor.Jo vetëm ne por gjithë kombi.Kujtot orët e mësimit në lëndën e historisë ,që na përshëndesje me qeleshen e bardhë dhe na jepje kurajë ne gjeneratave të ardhshme.Sa keq që të humbëm.Kishe luftuar për ideale ,mes tymit dhe flakëve të miliona padrejtësive .Nuk t’u kthyen kurrë ato vite rinie daja Sazan.Dikur familja Cami dhe familja Papraniku patën lidhur krushqi ,ishte lidhja fisnore që më bënte t’a dua edhe më shumë trimërinë tënde unike.Prisja me një shpresë të zbehur se do dalish nga qendra e kurimit me qeleshen e bardhë ,por na “tradhëtove”.Vdekja jote ishte e pamëshirshme.Prehu në paqe mes luleve të parajsës dhe ma përqafo gjyshin Shpëtim. /Doruntina Klenja

@tn.lajmelokale
@tetovanews