Ballina Aktualitet Ndërroi jetë veprimtari i shquar, krahu i djathtë i Rugovës

Ndërroi jetë veprimtari i shquar, krahu i djathtë i Rugovës

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kolë Berisha sot ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Kolë Berisha ishte nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetar i Kuvendit të Kosovës nga marsi 2006 deri në 2007. Por edhe bashkëpunëtori i ngushtë i Ibrahim Rugovës.

Lajmin për vde*kjen e tij e ka bërë të ditur djali i tij, Visar Berisha. Postimi i plotë i tij:

Sot heret ne mengjes na la Kolë shoqi!
Mas nje semundje te rande e kahemotshme, i mesuem mos m’u dorezu, sot baba pranoj burrnisht me iu dorezue Hyjit ne jeten e pasosun.

Ma shume se dhimte, kam nje ndjenje çlirimi per trupin e tij, qe ka vuajtur kaq shume ne heshtje e pervujtshem.

Per shkak te situates se rande epidemiologjike dhe masave qe prej sot jane ne fuqi, nuk do te mund te organizojme te pame per baben.

Neser, me 30.08.2021 ne oren 11, ne Katedralen Nene Tereza ne Prishtine do te celebrohet Mesha e Drites per baben, kurse ne oren 13 do te jete vorrimi me rrethin e ngushte familjar ne vorrezat e qytetit te Prishtines. E di, qe shume prej jush doni me qene nga afer pjese e dhimtes tone, por shendeti i juaj dhe te gjithe te tjereve ka me shume rendesi. Kujtojeni baben e ne në lutje, prej aty ku jeni. Ngushllimet i pranojme nepermjet telefonit.

Biografia

Kolë Berisha U lind më 26 tetor 1947 në fshatin Dobërdol të Komunës së Klinës. Shkollën fillore e kreu në fshatin Ujmirë. Pas kryerjes së shkollës normale në Gjakovë, dy vjet punoi mësues në Ujmirë dhe Gllarevë të Klinës, kurse nga tetë marsi i vitit 1973 punoi si sekretar i gjimnazit “Luigj Gurakuqi” në Klinë. Ka të kryer edhe Fakultetin Juridik në Prishtinë.

Më 28 mars të vitit 1989, arrestohet dhe dërgohet në burgjet serbe në Leskovc, Beograd dhe në Pejë. Pas tre muajve lirohet, por përjashtohet nga puna. Me themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berisha u anëtarësua në të dhe për dy mandate me radhë ishte anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Klinë dhe kryetar i Komisionit për Pajtimin e Familjeve të Hasmëruara.

Nga 15 marsi i vitit 1998 është nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas luftës shërbeu edhe si anëtar i Këshillit Transitor të Kosovës dhe anëtar i Forumit Politik të Kosovës të formuar nga PSSP Søren Jessen-Petersen. Tani është anëtar i Grupit Politik Strategjik për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës. Ky është mandati i tij i dytë si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Kolë Berisha shkruan edhe prozë e poezi. Në vitin 1983, në konkursin letrar të revistës letrare “Koha” të Podgoricës, iu nda shpërblimi i dytë për tregimin “Rrëfimi i thjeshtë”. Herë pas herë paraqitet me shkrime edhe nga aktualiteti politik. Ka të botuar dy libra: “Ditari i një izolanti” dhe “Kosova plagë që pikon”. Është i martuar dhe ka dy fëmijë. Jeton në Prishtinë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews