Ballina Aktualitet Lajme BESA zyrtarizoi kandidaturën e Fadil Zendelit për Komunën e Gostivarit (FOTO)

BESA zyrtarizoi kandidaturën e Fadil Zendelit për Komunën e Gostivarit (FOTO)

Lëvizja Besa ka zyrtarizuar kandidaturën e profesor Fadil Zendelit për kryetar të Komunës së Gostivarit.

Në prezencë të strukturës më të lartë të Lëvizjes BESA, kryetarit Bilall Kasami, sekretarit Arjanit Hoxha, anëtarit të kryesisë qendrore, Arafat Shabani sonte u mbajt Kuvendi themelues i degës së Gostivarit. Kuvendarët zgjodhën kryetarin e ri të degës, Arben Ademin dhe kryesinë e degës.
Poashtu kuvendi i kësaj dege me unanimitet të plotë vendosi që kandidat për kryetar të komunës së Gostivarit zgjidhet deputeti dhe nënkryetari Fadil Zendeli.

@tn.lajmelokale
@tetovanews