Ballina Aktualitet Dita e tretë e fushatës zgjedhore, partitë promovuan programet e tyre në...

Dita e tretë e fushatës zgjedhore, partitë promovuan programet e tyre në vende të ndryshme (VIDEO+FOTO)

Sot në ditën e tretë të fushatës zgjedhore, partitë politike promovuan programet dhe kandidatët për kryetarë komunash në vendbanime të ndryshme, njofton Portalb.mk.

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami njëherit edhe kandidat për kryetar të Tetovës, sot ishte në fshatin Xhepçisht gjegjësisht te Kanali i ujitjes Radiovcë – Xhepçisht. Nga atje premtoi se zonën e Pollogut përsëri do e rikthejnë në një zonë e cila do të prodhojë produkte bujqësore të kualitetit të lartë ashtu si ka qenë i njohur Pollogu në të kaluarën. Gjithashtu premtoi se si Lëvizje Besa Pollogun do ta ritkthejnë në qendër të zhvillimit ekonomik.

https://youtu.be/N0wYvyr-Vik

https://youtu.be/Fdg1Qqqkldg

Kryeministri i RMV-së, njëherit edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sonte ishte në tubim në qytetin e Strumicës, nga ku tha se do të prezantojnë një sistem vërtet digjital online për kontakt të drejtpërdrejtë të kryetarit dhe këshilltarëve me qytetarët dhe shkëmbim të vazhdueshëm të shpejtë të informacionit për shërbimet që janë nën juridiksionin e pushtetit lokal. Gjithashtu premtoi bashkëpunim me sektorin e OJQ-ve dhe pjesëmarrjen e një përfaqësuesi nga to si bashkëpunëtor në zyrën e kryetarit. Koalicioni i udhëhequr nga LSDM prezantoi fushatën e tyre edhe në Kumancovë, Novosellë, Bosilovë dhe Vasilevë

https://youtu.be/P4BDOuKapns

Lideri i opozitës nga VRMO-DPMNE, Hristijan Mickoski, sonte ishte në tubim në Negotinë, nga ku kërkoi mbështetje për kandidatin për kryetar komune dhe listën e këshillit të partisë. Mickoski tha se do të mposhtin krimin dhe korrupsionin që kanë kapluar vendin dhe së bashku të krijojnë një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt, duke krijuar vende të reja pune. Miskoski ishte edhe në Demir Kapi. Ndërsa tubimi qendror u mbajt në Kavadar.

https://youtu.be/v1n7V6paIP8

https://youtu.be/B33fLduhRgI

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), fushatën për zgjedhjet lokale sonte e vazhdoi në Dollnen dhe Pllasnicë. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti para banorëve të Dollnenit dhe Pllasnicës theksoi se platforma zgjedhore e partisë së tij ka për bazë Agjendën e blertë e cila garanton jetë më cilësore për të gjithë qytetarët e Dollnenit. Kandidati për komunën e Dollnenit, Urim Ibesku kërkoi mbështetje nga banorët për të vazhduar më tej me realizimin e projekteve që janë në programin zgjedhor për komunën e Dollnenit. Njëjtë mbështetje kërkoi edhe Alija Jaoski për komunën e Pllasnicës, ku premtoi se do të punojë më shumë në punësimin e të rinjve.

https://youtu.be/OwjfHaFlsco

Nga Aleanca për Shqiptarët, kandidati për kryetar të Tetovës Vullnet Merseli së bashku me kandidatët për këshilltarë, sonte ishin të pranishëm në hapjen zyrtare të shtabit në Lagjen Teteks 2, nga ku thanë se do t’u përmbahen projekteve reale që janë ekzistuese edhe t’i zgidhin problemet një nga një. Ndërsa në Gostivar u hap shtabi nga forumi rinor i kësaj partie, ku i pranishëm ishte edhe kandidati për kryetar komune Arben Taravari së bashku me bartësin e listës për këshilltarë komune, Valbon Limani.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) sot ishte në Lagjen Gam Gam nga ku premtuan se se do ti ndërrojnë gypat e ujit dhe se nuk do të ketë humbje të madhe të ujit pa nevojë. Më vonë vizituan fshatrat e Komunës së Tearcës, Sllatinën, Përshefcën dhe Odrin, nga ku kandidati për kryetari për këtë komunë Daut Emini kërkoi përkrahjen e qytetarëve. Ai ndër të tjera premtoi se në qeverisjen e tij bashkësitë lokale do të bëhen faktor aktiv në shërbimet qytetare, premtoi zgjidhje për rrjetin e ujësjellësit, pastrimin e deponive dhe zgjidhje për mbeturinat, zgjidhe për qentë endacak, projekte kapitale dhe të tjera.

https://youtu.be/YQvLmVZr_H4

@tn.lajmelokale
@tetovanews