Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu ka marrë pjesë në panel diskutimin e organizuar nga Forumi i Gruas në Çair me temë: “Fuqizimi i gruas, shtyllë për arsim cilësor”.
“Çairi shembull i fuqizimit të gruas në arsim, 7 nga 11 institucionet edukativo-arsimore drejtohen nga gratë”, është shprehur Ganiu në rrjetin social Facebook.Se sa është e fuqishme pozita e gruas në Komunën e Çairit më së miri dëshmon fakti se nga 11 drejtorë të institucioneve edukativo-arsimore që aderojnë në territorin tonë, 7 janë drejtoresha, gra të dëshmuara dhe me bagazh tejet të fuqishëm në fushën e procesit edukativo-arsimor.
“Ky është fakti që potencova në panel diskutimin e sontëm “Fuqizimi i gruas, shtyllë për arsim cilësor” në organizim të Forumit të Gruas të Bashkimit Demokratik për Integrim- Dega Çair dhe ku bashkë me mua panelistë ishin edhe koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, deputeti Arbër Ademi, sikurse edhe profesoreshat Kaltrina Zekolli dhe Fitore Qirezi dhe drejtoresha e SHFK LIRIA, Teuta Idrizi”, ka thënë GaniuMe këtë rast përsërita zotimin se në mandatin tim të ardhshëm Komuna e Çairit do të ketë një nënkryetare.



![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-238x178.avif)


![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)







