Ballina Aktualitet Lajme Mahir Ziberi: Zhelina meriton të qeveriset ndryshe

Mahir Ziberi: Zhelina meriton të qeveriset ndryshe

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës për komunën e Zhelinës, Mahir Ziberi bashkë me ekipin e tij, në kuadër të fushatës zgjedhore mbrëmë kanë zhvilluar takim me qytetarët e Kapazhdollit.

Në këtë takim, ku edhe shpalosi programin zgjedhor si dhe projektet që do të realizojë gjatë mandatit të ardhëshëm katër vjeçar, ndër të tjera Mahir Ziberi foli edhe problemet dhe hallet që ballafaqohen jo vetëm banorët e Kapazhdollit , por të gjithë komunës së Zhelinës, ku për më shumë se tre mandate nuk është ndërmarë asgjë për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Prandaj para banorëve të Kapazhdollit Mahir Ziberi u zotua se:

Do të angazhohet për ndërtimin, rekonstruimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës në mënyrë permanente.

Për ndërtimin, asfalltmin,rekonstruimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit të rrugëve lokale.
Për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësave, kanalizimit dhe në akset e nevojshëme edhe të rrjetit atmosferik.

Të gjitha këto së pari me përpilimin e një studimi të fizibilitet, përpilimin e projekteve, zhvillimin e procedurave për miratim nga Këshilli i komunës dhe gjetja e burimeve finasiare.

Për burime finansiare do të angazhohem të efektuohen çdo vitë hisja buxhetore nga të gjitha programet e miratuara për infrastrukturë si kompetencë e qeverisë, siç janë fondet nga Ministria për transport dhe lidhje, Ministria për mjedisin jetësorë, Ministria për pushtet lokal, Agjencioni për rrugë shtetërore, Qendra rajonale e Pollogut, mjetet finasiare nga kredit e mara nga qeveria për desnim për infrastrukturë etj.

Ne ju sigurojmë se premtimet dhe zotimet tona janë të PASTRA dhe se angazhimi jonë do të jetë maksimal që brenda këtij mandati katervjeçar ta ndryshojmë komunën tonë u shpreh Mahi Ziberi kandidat nga ASH nw Kapazhdoll të komunës së Zhelinës./fol.mk

Bonus Video:

@tn.lajmelokale
@tetovanews