Ballina Aktualitet Lajme Murseli: Shkollat e Tetovës të pa sigurtë, Arifi i dërgon fëmijët të...

Murseli: Shkollat e Tetovës të pa sigurtë, Arifi i dërgon fëmijët të mësojnë në Shkup

Shkollat fillore dhe të mesme në Tetovë janë pa investime dhe pa plan për mbrojtje nga zjarri, ka thënë kandidati i Aleancës dhe Alternativës për Komunën e Tetovës, Vullnet Murseli. Ai tha se ngjashëm si spitali modular, janë ndërtuar edhe shkollat aktuale dhe nuk kanë mbrojtje nga zjarri. Ai theksoi se kryetarja aktuale, Teuta Arifi nuk shqetësohet pasi fëmijët e saj mësojnë në shkollat e Shkupit dhe jo në Tetovë, përcjell in7

“Sa i përket rregullës ne e dijmë se si e kanë marrë dhe cilët drejtorë e kanë marë provimin dhe cilët janë refuzuar edhe pse i kanë plotësuar testet, ka patur ndikim të madh politika. Sa i përket sallës dhe ndërtimit të shkollave, edhe në lagjen tonë nuk është bërë asgjë. Unë e kuptoj kundër kandidaten sepse ajo fëmijët e vetë i dërgon në Shkup nuk i mban në Tetovë, fëmijët e mij mësojnë në Tetovë te shkollat aktuale. Kam shqetësim sepse me këto teza u fillua edhe spitali modular dhe na gjeti ajo që na gjeti dhe pa asnjëfarë përgjegjësie thuhet sot se edhe te shkolla nuk është e nevojshme të bëhet plani për mbrojtje nga zjarri. Zotimi im është se këto çyshtje do ti zgjidh me sukses”, tha Vullnet Murseli./in7.tv/

@tn.lajmelokale
@tetovanews