Ballina Aktualitet Në Dibër nuk ka raund të dytë, Bekim Pocesta i Aleancës për...

Në Dibër nuk ka raund të dytë, Bekim Pocesta i Aleancës për Shqiptarët fiton betejën ligjore (Dokument)

Gjykata Administrative pranoi ankesën e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës për votimin në vendvotimin 0543 në Dibër.

Kjo do të thotë se rezultatet e votimit për kryetar dhe këshilltarë në atë vend janë anuluar. Në Dibër më 31 tetor nuk do të ketë raund të dytë votimi, por në vendvotimin e përmendur do të mbahet rivotim.

Në raundin e parë, kandidati i Aleancës-Alternativës në Dibër, Bekim Pocesta fitoi 285 vota më shumë se rivali Hekuran Duka nga B D I.

Në këtë vendvotim janë regjistruar 697 votues. Në raundin e parë votuan 468 persona. Pocesta ka marrë 271 vota, ndërsa Duka 195. Në vend të tretë është kandidati i PDSH-së, Petrit Klenja. Ai mori vetëm 2 vota.

Me këtë vendim nuk do ketë raund të dytë, por do votohet vetëm në një vendvotim për raundin e parë.

Për të fituar Bekim Pocesta dhe mos shkohet në raund të dytë duhen vetëm 23 vota më shumë. Pra me 31 tetor diferenca e Pocestës nga Duka duhet të jetë 99 vota. Në të kundërt do ketë raund të dytë zgjedhor.

Ky vendim i Gjykatës Administrative vjen pasi koalicioni opozitar shqiptarë bëri ankesë ndaj procesit zgjedhor për disa arsye.

Ndër të tjera, procesverbali nuk është nënshkruar nga shumica e anëtarëve të Këshillit Zgjedhor, nuk janë deklaruar arsyet për këtë, nuk ka pasur nënshkrim nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve, dhe procesi në këtë vendvotim është udhëhequr nga një kryetar i cili më parë ka qenë i shkarkuar nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve.

“AKTGJYKIMI

Padia e paditëses Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nga Tetova, e ngritur kundër Vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor UP1 nr. 11-27 nga data 20.10.2021, PRANOHET.

Vendimi i kontestuar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve UP1 nr. 11-27 nga data 20.10.2021, ANULOHET DHE VENDOSHET SI MË POSHTË:

PRANOHET ankesa e Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nga Tetova për shkelje të procedurës së votimit dhe përmbledhje të rezultateve të parashikuara me Kodin Zgjedhor.

Anulohen rezultatet e votimit për listat për kandidatët për kryetar dhe këshilltarë të Komunës së Dibrës, për vendvotimin nr.0543 në Zgjedhjet Lokale 2021.” thuhet në aktgjykim./Infoshqip.com

LINKU I DOKUMENTIT

@tn.lajmelokale
@tetovanews