Ballina Aktualitet Lajme Taravari: Kërkojmë përkrahje për opsionin e pastër

Taravari: Kërkojmë përkrahje për opsionin e pastër

I rinovuam të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, hapëm pesë çerdhe të reja, vendosëm 21 kënde lojrash për fëmijë, krijuam tre qendra rinore, përgatisim qendrën për auti*zëm. Nga ana tjetër nuk ka fshat e lagje ku nuk kemi investuar diçka. Kështu deklaroi në tubimin me banorët e lagjeve Sahat, Hekurudha dhe Pitarnica, kryetari aktual Arben Taravari, i cili kërkon mandatin e dytë për Gostivarin. Me këto investime, ne dalim faqebardhë dhe kërkojmë votën tuaj për të vazhduar me investimet edhe gjatë katër viteve të ardhshme.

“Të nderuar familjarë të mijë të Alternativës dhe të Aleancës ju mundeni krenarisht, me dinjitet, në mënyrë të pastër të bashkëbisedoni edhe me anëtarë të BDI-së dhe të çdo partie tjetër, me çdo gostivaras, fqiun tuaj, me çdo familjarin tuaj. Edhe ai që mendon ndryshe nga ju, shkoni dhe me kokën lartë kërkoi përkrahje për një opsion i cili është i pastër, i cili përmendet për të mirë në të gjithë Maqedoninë dhe si shembull… Te ne askujt nuk i themi me zor, por na votoni për rezultate dhe me krenari edhe një herë përkrahjen për të treguar se qeverisja e mirë shpërblehet prej gostivarasve dhe gostivarasit nuk janë të tillë që nuk dinë të vlerësojnë ekipe që punojnë”, deklaroi Arben Taravari, kandidat i ASH dhe AAA për kryetar Komune në Gostivar.

Ashtu siç në vitin 2020 ne korrëm fitore në lagjet Sahat, Pitarnisë, Hekurudha me direfercë prej rreth 300 votave, pres në këto zgjedhje diferencën ta dyfishoni, tha bartësi i Listës për këshilltarë komunal të ASH dhe AAA, Valbon Limani.

“Sot gjatë ditës pata dy-tre telefonata prej miqëve të mijë, Lajmëroheshkan dhe bëjnë do anketa, i pyetkan “se sa jeni të kënaqur me punën e kryetarit Taravari”, edhe ato më thonë “vazhdoni të pyesni derisa të keni hamendje se a jemi ose jo të kënaqur”. Normal ata miqët tanë duke e ditur se sa ka punuar kryetari Taravari deri në fund kanë qenë stoik dhe kanë thënë se sërish do ta votojnë kryetarin Taravari në vitin 2021 për mandatin e ardhshëm. Dhe ne do t’ua dërgojmë prorsinë se vullnetin e popullit nuk do ta ndërrojnë me anketa nëpërmjet telefonit apo duke ju shkuar njerëzve nëpër shtëpi dhe duke i ndalur nëpër rrugë. Vullneti i popullit është ky që shohim këtu sonte dhe atë që do ta shohim me 17 tetor”, deklaroi Valbon Limani, bartës liste për këshilltar nga ASH-AAA.

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në kuadër të fushatës parazgjedhore, sonte programin e tyre do ta prezentojnë para banorëve të Banjicës së Poshtme dhe të Epërme.

@tn.lajmelokale
@tetovanews