Ballina Aktualitet A kishte mjete piroteknike dhe karburante në autobusin e aksidentuar? Osmani: Nuk...

A kishte mjete piroteknike dhe karburante në autobusin e aksidentuar? Osmani: Nuk është koha për spekulime (VIDEO)

Informacione të ndryshme kanë qarkulluar për shkaqet që kanë dërguar në eksplodimin në autobusin “Besa trans” të Shkupit që mori flakë në autostradën Struma – Bullgari, ku si pasojë vdiqën 45 persona dhe u lënduan 7 të tjerë gjatë kthimit nga Turqia.

Mes informacioneve kryesore ishte se deri te eksplodimi ka ardhur pasi në autobus ka pasur karburante dhe mjete piroteknike!

Për këtë është pyetur ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Të njëjtat i quajti spekulime.

“Mendoj se tani nuk është koha të spekulojmë, sepse sërish familjet janë të lënduara, janë në gjendje të rëndë emocionale. Çdo spekulim që nuk është i konfirmuar, vetëm do ta rëndojë në mënyrë shtesë gjendjen e tyre. Tash është koha që të lënduarit të shërohen, të përfundojë identifikimi dhe hetimi të vazhdojë”, tha Osmani para spitalit në Bullgari ku po mjekohen të lënduarit nga aksidenti, transmeton TV21.

(ВИДЕО) Роднини на преживеаните во Бугарија: Имаат трауми

Еден од роднините на четворица од преживеаните, во изјава за медиумите бара од надлежните институции што побрзо да завршат сите процедурални работи во врска со телата, но и трансферот на преживеаните на скопските клиники.

Али Селмани, роднината на четворица преживеани додава дека, докторите ги информирале дека се добро, но не им дозволувале да ги видат.

„Дојдовме поддршка да им дадеме на преживеаните, од вчера сме тука, но ги нема… Немаме увид, не можеме да ги видиме. Ни кажуваат докторите дека тие се добро, во траума се, но вака не ги имаме видено“, вели тој.

@tn.lajmelokale
@tetovanews