Ballina Kronika Aksident në aksin Tetovë – Pirok, tre persona bëhen për spital

Aksident në aksin Tetovë – Pirok, tre persona bëhen për spital

Me datë 17.11.2021 në ora 16:40 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë – Pirok, afër pikës së karburantit në afërsi të fshatit Kallnik, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjeti “Opel”, me targa të Tetovës, i drejtuar nga A. I. (42) nga fshati Sedllarcë e Poshtme, komuna e Bërvenicës dhe një traktor “IMT 539”, me rimorkio pa targa, i drejtuar nga M.M. (39) nga fshati Pallçisht i Epërm.

Në aksident drejtuesi i mjetit A.I. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa shoferi i traktorit dhe bashkudhëtari i tij N.B. (57) nga Tetova kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës.

Në vendin e ngjarjes ekspertizë kanë bërë ekipet e SPB-Tetovë.

Artikulli paraprakShqiptarja më e mira në Angli, fiton mes 150 pjesëmarrësve për doktoraturën kundër kancerit (VIDEO)
Artikulli tjetërEdhe nëse ka marrëveshje mes Zaevit dhe Gashit, Qeveri të re do të ketë pas vendimit të BE-së në dhjetor