Ballina Aktualitet Edhe nëse ka marrëveshje mes Zaevit dhe Gashit, Qeveri të re do...

Edhe nëse ka marrëveshje mes Zaevit dhe Gashit, Qeveri të re do të ketë pas vendimit të BE-së në dhjetor

Në “21 analiza” sonte është diskutuar për takimin e nesërm mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të Alternativës, Afrim Gashi.

Gazetari i TV21, Eroll Shaqiri thotë se edhe nëse arrihet marrëveshje nesër mes Zaevit dhe Gashit, Qeveri të re do të ketë pas Samitit të Bashkimit Evropian në dhjetor për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

“Përfundimisht vjen deri te zbardhja e kësaj drame politike. Gashi ishte mysafir në TV21, por nuk ishte decid se nëse do të vendoset majtas apo djathtas. La negociata me të gjitha partitë politike. Sinjalet nga partia thonë se me shumë gjasë do të jenë pjesë e Qeverisë. TV21 u përpoq që të arrijë deri te informacioni, por nuk precizojnë se çfarë. Thanë se nesër pas takimit publiku do të njoftohet se nëse do të jenë pjesë e shumicës dhe çfarë është vendosur. Ka këtu edhe moment të ri. Sipas informacioneve tona edhe nëse ka marrëveshje, do të pritet dhjetori, Samiti i BE-së dhe ajo nëse do të ketë negociata apo jo. Do të thotë nuk ketë Qeveri “Zaev 3″, por qeveri krejtësisht të re”, tha Shaqiri.

@tn.lajmelokale
@tetovanews