Ballina Kronika Aksidenti i merr jetën 20-vjeçarit shqiptar në Itali, rëndë 4 miqtë e...

Aksidenti i merr jetën 20-vjeçarit shqiptar në Itali, rëndë 4 miqtë e tij (VIDEO+FOTO)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Itali, ku një shqiptar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor në Viale Abruzzi, ku një makinë Fiat 500 L ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar duke u përplasur me një pemë.

Policia raporton se në makinë ishin 5 persona, dy vajza dhe tre djem. Një shtetas shqiptar 20-vjeçar ka humbur jetën. Një vajzë dhe dy djem u dërguan në gjendje të rëndë në spital.

Në makinë raportohet se përveç viktimës në makinë ishte edhe një shqiptar 18-vjeç. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

Artikulli paraprakJu ka rënë celulari në ujë? Hiqni dorë nga orizi, ekspertët tregojnë se ç’duhet të bëni
Artikulli tjetërVIDEO/Përcillen për në banesën e fundit dy nxënësit që u vranë, qindra njerëz u japin lamtumirën