Ballina Aktualitet Kosovë VIDEO/Përcillen për në banesën e fundit dy nxënësit që u vranë, qindra...

VIDEO/Përcillen për në banesën e fundit dy nxënësit që u vranë, qindra njerëz u japin lamtumirën

Janë përcjellë për në banesë të fundit në Gllogjan të Deçanit dy nxënësit e shkollës së mesme të cilët u vranë të premten në autobusin që po i dërgonte në shtëpi. I vdekur mbeti edhe shoferi.

Qindra qytetarë u qëndruan afër familjarëve të dy të rinjve në ceremoninë e përbashkët të varrimit. I pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti e kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

“Duhet ta forcojmë këtë shtet më shumë, e sidomos sigurinë,” tha Ramosaj.

Artikulli paraprakAksidenti i merr jetën 20-vjeçarit shqiptar në Itali, rëndë 4 miqtë e tij (VIDEO+FOTO)
Artikulli tjetërVrasja e trefishtë në Deçan, qeveria e Kosovës ofron 20 mijë euro shpërblim për ata që mundësojnë arrestimin e autorit