Ballina Argëtim Kova me para për këngëtaren e preferuar (VIDEO)

Kova me para për këngëtaren e preferuar (VIDEO)

Këngëtaret në Indi shpesh mbulohen me para, por në një ngjarje të fundit në Gujarat, një fans i flaktë i një këngëtareje e çoi ritualin e hedhjes së parave në një tjetër nivel.

Urvashi Radadiya, një këngëtare e famshme popullore nga Guxharati, u befasua kur një person nga publiku zbrazi një kovë me para gjatë një prej performancave të saj.

Mirëpo, Radadiya nuk i kushtoi shumë rëndësi fansit bujar dhe vazhdoi me performancën e saj.

https://youtu.be/VMNNDjKYa_0

Zona ku ajo po këndonte ishte e mbuluar me para dhe ato po zbrazeshin me kova.

Më vonë Radadiya e ka postuar videon në Instagramin e saj dhe ka shprehur mirënjohje për të gjithë në postimin e saj në këtë rrjet social.

Ajo gjithashtu përmendi se performanca u mbajt gjatë ceremonisë Tulsi vivah të organizuar nga Shri Samast Hiraëadi Group në Gujarat.

Këngëtarja e muzikës popullore është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe numëron mbi 21 mijë ndjekës.

Postimi i saj në Instagram mblodhi shumë pëlqime./TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews