Ballina Aktualitet MICKOSKI: NESËR DORËZOJMË NISMËN PËR MOSBESIMIN E QEVERISË, SKENDER REXHEPI ËSHTË ME...

MICKOSKI: NESËR DORËZOJMË NISMËN PËR MOSBESIMIN E QEVERISË, SKENDER REXHEPI ËSHTË ME NE (VIDEO)

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një press-konferencë ka theksuar se të Hënën në ora 14.30 në Kuvend do të dorëzohet nisma për votimin e mosbesimit të Qeverisë aktuale.

Ai ka theksuar se shumica e re e formuar parlamentare prej 61 deputetëve është stabile.

“Nënshkrimi i Skender Rexhepit nga Alternativa qëndron në këtë nismë për ndryshimin e kësaj qeverie dhe unë besoj në ndershmërinë dhe sinqeritetin e tij që të rrëzohet kjo qeveri e korruptuar” – ka thënë Mickoski, duke u bërë thirrje edhe 59 deputetëve tjerë që t`I bashkangjiten shumicës së re.

Një reagim I këtillë vjen pasi në disa media ishin publikuar informata jozyrtare se Skender Rexhepi nuk do të votojë për mosbesimin e Qeverisë./KlanMacedonia/

@tn.lajmelokale
@tetovanews