Ballina Opinione Ismail Sinani: Për këta që do t’i ndjekin proceset eurointegruese nga opozita,...

Ismail Sinani: Për këta që do t’i ndjekin proceset eurointegruese nga opozita, por me çizme n’kamë!

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Nga Ismail Sinani

Për këta që do t’i ndjekin proceset eurointegruese nga opozita, por me çizme n’kamë!

– Golf 4 është i ngjashëm me Golf 5, por jo si Passati i zi. Ama nuk është edhe bash i keq.

– Në këto restorantet e shqiptarëve një porcion kushton diku 800 denarë. Pra mos shkoni më shumë se gjashtë veta sepse ju bëhet shume shtrenjtë e ju jeni msu me pagujt me pare t’dërzhavës.

– Në Çarshi këpucët janë nga 1500 denarë, te Peko 3000 denarë. Kështu që ato të shtrenjtat, harrojini!

– Edhe nafta mos harroni se për momentin është 68 denarë bile pritet të shtrenjtohet. Pra për një rezervuar jo shkojnë 3200 denarë. Nëse çallamitni sikur me kerret e dërzhavës, dijeni se nuk ju dalin nga 20 mijë denarë në muaj e kjo masandej bëhet shumë keq!

– Edhe diçka, mos hyni shumë n’minus me kartelat e bankës sepse për besë është shumë keq me mrri n’zero.

Unë po ju them, e ju e dini. Pastaj mos harroni se paret hazër harxhohen shumë shpejt!