Ballina Aktualitet SKËNDER REXHEPI: NËNSHKRIMI IM NUK DO TË QËNDROJË ME TË “LEVICËS” (VIDEO)

SKËNDER REXHEPI: NËNSHKRIMI IM NUK DO TË QËNDROJË ME TË “LEVICËS” (VIDEO)

Deputeti i Alternativës, Skënder Rexhepi, gjatë një prononcimi për mediat, ka theksuar se nënshkrimi i tij do të qëndrojë për shumicën e re parlamentarë, por me kusht që të hiqen nënshkrimet e partisë “E MAJTA”.

“Kisha dashur të jenë 70 për rrëzimin e Qeverisë dhe ajo ka qenë arsyeja që kam vënë nënshkrimin tim për rrëzimin e kësaj qeverie dhe të këqijave që kanë ardhur nga ajo posacërisht për shqiptarët, pasi unë vij nga trungu shqiptar. Por, megjithatë, në jetë nuk kam qenë e as që jam makiavelist – ka deklaruar Deputeti I Alternativës, Skender Rexhepi.

“Nuk mund që një të keqe ta luftoj me një të keqe tjetër. Të jem në një liste me njerëz të tipit, të cilët e rrisin veten me urrejtje ndaj shqiptarëve, atë nuk e kam lejuar asnjëherë, nuk ma lejon edukata mjerëzore e familjare. Unë do e lë nënshkrimin aty, me kusht që të hiqen ata dy të tjerët që janë nënshkruar menjëherë pas meje, që janë të së “Majtës” dhe le të shtohen me dhjetë të tjerë dhe unë do të jem ai që do ta luftoj të keqen të quajtur BDI tek shqiptarët me cdo kusht, por jo me kësi kushtesh” – ka deklaruar Deputeti I Alternativës, Skënder Rexhepi.

I pyetur nëse ekziston mundësia që ai të jetë pjesë e një shumice tjetër, Rexhepi ka mohuar këtë duke thënë se beson në idealin e Alternativës.KlanMacedonia/

@tn.lajmelokale
@tetovanews