Ballina Aktualitet Taravari: Kemi shumicën, fillim i fundit të BDIzmit! (VIDEO)

Taravari: Kemi shumicën, fillim i fundit të BDIzmit! (VIDEO)

“Fillim i fundit të BDIzmit!”, ka shkruar sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari lidhur me sigurimin e shumicës së re parlamentare.

Ai në një prononcim për INA tha se është siguruar shumica prej 61 deputetëve, që i hap rrugë shkarkimit të Qeverisë aktuale dhe formimit të Qeverisë së re.

Kryetari i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev, ka konfirmuar se është formuar shumicë e re në Kuvendin e Maqedonisë.

Ai në një deklaratë për “Klan Maqedoni” tha se shumica e re është prej 61 deputetëve, me tendencë që të bëhen 64.

“Po kemi shumicë të re prej sonte. Është zyrtare. Janë deputetët e OBRM-PDUKM-së, Aleancës, Alternativës, Lëvizjes Besa dhe partisë ‘E Majta”. Kemi 61 deputetë me tendencë të bëhen 64″, tha Apasiev.

Shumicën e re e ka konfirmuar edhe kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, i cili në rrjetet sociale publikoi fotografi të përbashkët me përfaqësuesit e partive, të cilat janë bërë bashkë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews