Ballina Kronika 33-vjeçari nga Maqedonia ndalohet në kufirin Kosovë – Shqipëri, i kapet pajisja...

33-vjeçari nga Maqedonia ndalohet në kufirin Kosovë – Shqipëri, i kapet pajisja e Bitcoin dhe i sekuestrohen 39 mijë euro

Në pikën kufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, në Morinë është kapur një qytetarë me 39 mijë euro dhe pajisje për kriptovalutë, për çka është ngritur edhe kallëzim penal ndaj tij, transmeton Portalb.mk.

“Policia Kufitare, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Kukës dhe autoritetet doganore, godet një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 39.000 euro dhe një pajisje për prodhimin e kriptomonedhave”, njoftojnë nga Policia e Shqipërisë.

Policia raportoi që ka kontrolluar imtësisht automjetin e drejtuar nga 33 vjeçari B.B. banor në Maqedoninë e Veriut.

“Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, u procedua penalisht drejtuesi i mjetit, shtetasi B. B., për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme”, sqarojnë nga Policia e Shqipërisë.

Policia kufitare e Kukësit ka goditur një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi, si dhe ka sekuestruar 39 mijë euro.

Siç bën të ditur gazetashqip nga policia, është proceduar një 33-vjeçar, banues në Maqedoninë e Veriut, të cilit i është sekuestruar dhe një pajisje që dyshohet se përdoret për prodhimin e kriptomonedhave.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, si rezultat i kontrolleve të shtuara, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Kukës dhe autoritetet doganore, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin B. B., 33 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 39.000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar, si dhe një pajisje që dyshohet se përdoret për prodhimin e kriptomonedhave.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, u procedua penalisht drejtuesi i mjetit, shtetasi B. B., për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi””, njofton policia.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

@tn.lajmelokale
@tetovanews