Ballina Kronika Arrestohet 46-vjeçari nga Saraji, u kap duke vjedhur te Kompleksi i Klinikave...

Arrestohet 46-vjeçari nga Saraji, u kap duke vjedhur te Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup

Policia arrestoi personin me inicialet A.I. (46 vjeç) nga fshati Saraj, i dyshuar për vjedhje.

MPB-ja informon se gjatë ditës së djeshme në ora 12:30, në rrugën “Dimitrie Çupovski” në Shkup, personi me inicialet A.I. është privuar nga liria pasi paraprakisht në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” kishte marrë para dhe një celular nga personi G.J. (52) nga Shkupi. Sendet e konfiskuara i janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit dhe në një bisedë zyrtare në stacionin policer A.I. pranoi veprën, transmeton Tetova News.

MPB njoftoi se për rastin është njoftuar edhe Prokurori Publik, i cili pas dokumentimit të plotë të rastit kundër A.I. do të bëjë  kallëzim përkatës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews