Ballina Aktualitet Ballkani i Hapur/ Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëron protestë më 20 dhjetor

Ballkani i Hapur/ Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëron protestë më 20 dhjetor

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste më datë 20 dhjetor kundër nismës rajonale Ballkani i Hapur.

I ftuar në emisionin Opinion, Berisha tha se protesta është për atë që ai e cilëson si vjedhja kombëtare.

“Me datën 19 Dhjetor revolucioni do finalizohet me zhbërjen e narkoshtetit. Unë kam një lajm për shqiptarët. 20 Dhjetori është protesta kombëtare e shqiptarëve. Më 20 Dhjetor protesta ka dy qëllime kryesore. Së pari kundër Ballkanit të Hapur dhe së dyti protesta e vjedhjes kombëtare. Ka qëllime kryesore, kundër Ballkanit të Hapur. Së dyti, protesta e vjedhjes kombëtare. E kisha paralajmëruar Millosheviçin e ri që të mos vijë në Tiranë”, – tha Berisha në Opinion.

Protesta e paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha është në të njëjtën ditë kur në Tiranë pritet të zhvillohet takimi i rradhës për Ballkanin e Hapur, dhe pritet ardhja e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

@tn.lajmelokale
@tetovanews