Ballina Kronika Ishte shpallur në kërkim/ Arrestohet në Shkup një grua 64-vjeçare nga Dibra...

Ishte shpallur në kërkim/ Arrestohet në Shkup një grua 64-vjeçare nga Dibra dhe dorëzohet në Veles

Një grua 64-vjeçare nga Dibra është arrestuar në Shkup, ishte shpallur në kërkim

Në mesditën e sotme në Shkup, në rrugën „Franklin Ruzvelt”, policët kanë arrestuar gruan me inicialet V.H. (64 vjeçe) nga Dibra, me vendbanim në Shkup, transmeton Tetova News.

Siç informojnë nga MPB-ja, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike Veles ndaj saj është lëshuar urdhër për hetim për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar.

E arrestuara është dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike Veles për procedurë të mëtutjeshme.

@tn.lajmelokale
@tetovanews