Ballina Diaspora Amerikë/Aksidenti i merr jetën 26-vjeçarit nga Kosova, të gjitha detajet (FOTO)

Amerikë/Aksidenti i merr jetën 26-vjeçarit nga Kosova, të gjitha detajet (FOTO)

NYPD: Një i ri 26 vjecar i vdekur, dhe një ne gjendje kritike per jeten në aksidentin automobilistik në Bronx- New York

Nga Beqir SINA – New York

Kreshnik Kajtazaj u gjend i vdekur ne vendngjarje, ndersa nje bashkemoshatar i tij, ndodhej i plagosur rëndë në aksidentin me makinë në Bronx, pak pas mesnates.

Shkaku i vdekjes : 26-vjeçari Kreshnik (Nick) Kajtazaj, nga Bronx, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga nji perplasje e fuqishme me nje shtylle elektrike, pësuar nga një aksident trafiku automobilistk ne nje nga lagjet me te populluara me shqiptar ne Bronx-New York,gjithmon sipas policise mendohet te kete qene ecja me shpejtësi të madhe, që ndodhi në orët e para të mëngjesit 12:15AM të së enjtes, 16 dhjetor 2021, tha televizioni lokal Bronx12, raporton Bota sot.

Përplasja fatale sipas tyre ndodhi rreth orës 12:15 në lagjen e shqiptarve Morris Park Avenue dhe Haight Avenue në Bronx, Nju Jork.

Hetimi paraprak zbuloi se një Mercedes Benz ML320 i vitit 1998 me dy persona po udhëtonte me shpejtësi të madhe në expresin Morris Park Avenue, kur shoferi nuk arriti të kontrollonte automjetin ne tentative per te bere nje kthesë dhe u përplas me një shtyllë te ndricimit.

Autoritetet mbërritën menjeher në vendin e ngjarjes dhe gjetën brenda saj dy persona, një nga ata ishte Kreshnik Kajtazi që ishte dhe drejtuesi i mjetit, sipas policise me plagë të rënda në kokë dhe pasagjeri nje 24-vjeçar me plagë të rënda gjithashtu në koke. Kajtazaj u deklarua i vdekur në vendin e aksidentit nga mjekët, ndërsa pasagjeri i tij u transportua në gjendje kritike për në spital.

Autoritet tha se aksidenti mbetet nën hetim.

Një njoftim te saj ne oret e para te mengjesit autoritet thane se shofer i automjetit tip Mercedesit ishte me shpejtësi teksa shpërtheu ne perplasje me shtyllen e ndricmit, pasi ka kaluar disa drita të kuqe përpara se të përplasej , duke lënë të vdekur shoferin dhe pasagjerin e tij të lënduar rëndë, thanë policët.
Kajtazaj, 26 vjeç, ka ndërruar jetë në vendngjarje nga një traumë e rëndë në kokë.

Mjekët e dërguan me urgjencë pasagjerin e tij 24-vjeçar në Qendrën Mjekësore Jacobi, ku ndodhej në gjendje kritike.
Kajtazaj ishte një milje larg shtëpisë kur u përplas, gjithmon sipas policisë e cila ndodhej ne vendngjarje.
Policia :

Sqaroi ne nje konferenc te shpejt me gazetaret se NYPD iu përgjigj një thirrjeje për një aksident automobilistik të enjten në orën 12:15 në Morris Park Avenue dhe Haight Avenue. Në vendngjarje, policia thotë se ka pikasur një shofer 26-vjeçar me traumë të rëndë në kokë dhe një pasagjer 24-vjeçar me traumë të rëndë në gjoks dhe koke.

Sipas oficerëve, dy te rinjet ishin në një Mercedes Benz ML320 të vitit 1998. Ata po udhëtonin me shpejtësi të lartë në Morris Park Avenue, thotë policia, kur shoferi nuk arriti të manovronte siç duhet në rrugë dhe automjeti u përplas me një shtyllë ndricimi.
Në zonë kan shkuar menjeher edhe atoambulancat EMS dhe ka konstatuar vdekjen e 26-vjeçarit në vendngjarje. EMS e transportoi 24-vjeçarin për trajtim ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia e identifikoi 26-vjeçarin si Kreshnik Kajtazaj, nga Bronx, si te vdekur ne vendngjarje dhe pasagjerin ne sedlin e pare ne gjendje kritike per jeten.

Një aksident i ka marrë jetën një shqiptari në SHBA.

Bëhet fjalë për Kreshnik Kajtazaj, 26-vjeç, me origjinë nga Kosova, i cili ka humbur jetën në një aksident trafiku që ndodhi sot rreth orës 00:15 (me orë lokale), në Morris Park Avenue.

Në vendngjarje, policia thotë se ka pikasur një shofer mashkull 26-vjeçar me lëndime të rënda në kokë dhe një pasagjer mashkull 24-vjeçar me lëndime të rënda në kraharor.

Mediat lokale raportojnë se ata po udhëtonin me një Mercedes Benz ML320 të vitit 1998.

Ata po udhëtonin me shpejtësi të lartë në Morris Park Avenue, thotë policia, kur shoferi nuk arriti të kthehej siç duhet në rrugë dhe automjeti u përplas me një shtyllë. /abcnews.al

“Edhe na jemi de/kë sot me ty”, postimi prekës i motrës së 26-vjeçarit nga Kosova që humbi jetën tragjikisht në ShBA

Kreshnik Kajtazaj, 26-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën në një aksi/dent trafiku që ndodhi sot rreth orës 00:15 (me orë lokale), në Morris Park Avenue, në Bronx të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Madje, motra e tij ka shkruar që bashkë me të sot ka vdekur e gjithë familja.

“Ah bre vllau jem, qysh me jetu pa ty. Edhe na jemi de/kë sot me ty. Të dua pafund. Pusho në parajsë, engjëlli im”, shkroi ajo.

@tn.lajmelokale
@tetovanews